LAJMI I FUNDIT:

Via Dinarika, një atraksion për ecjen bjeshkatare (Foto)

Via Dinarika, një atraksion për ecjen bjeshkatare (Foto)

Dita Ndërkombëtare e Ecjes, këtë tetor u shënua me ecje përgjatë shtegut Via Dinarika. Kjo ngjarje është organizuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), në bashkëpunim me anëtaret e Klubit Alpin nga Prishtina.

Në këtë ekspeditë, me pikënisje në Rugovë, kanë marrë pjesë 25 persona të cilët kanë përshkruar shtegun Nr. 01 që shënon një nga pikat hyrëse në transfersalen Via Dinarika.

Natyra e shtegut ofron bukuri dhe atraksione turistike. Gjithashtu, përgjatë këtij segmenti gjenden edhe dy liqene akullnajore të cilat vizitohen rregullisht nga turistë vendorë dhe të huaj. Ndërsa, ushqimi tradicional dhe mikpritja e bëjnë udhëtimin edhe me të këndshëm.


Kjo ecje ishte vazhdimësi e aktiviteteve te projektit Via Dinarika të implementuar nga CDF ne kuader te Programit të I-rë IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar të Malit të Zi-Kosovë, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove. Vlera e projektit ka qene 185,355.77 euro, nga të cilat 84.4 për qind, respektivisht 82.80 për qind ishin nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove.

Definimi dhe punimi i këtij shtegu është i një rëndësie të veçantë sepse rrit sigurinë dhe punësimin e banorëve lokal të tre komunave (Junik-Deçan dhe Pejë), nëpër territorin e të cilave kalon shtegu.

Qysh tani ka interesim të grupeve dhe kompanive të huaja për produktin Via Dinarika, ndërsa bashkëpunimi dhe involvimi i komunave përkatëse e ka rritur rëndësinë e saj.

Me implementimin e këtij projekti dhe me konceptet e zhvilluara në nismat e mëparshme të projektit Via Dinarika dhe Majet e Ballkanit, do të jetë e mundur për të lidhur më shumë se 1,000 kilometrave shtigje të pandërprera – në ecje dhe çiklizem që do të lidh Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

Ekonomi
A jeni gati të vozitni KIA-n tuaj të re me çmimet më të ulëta dhe financimin më të përshtatshëm?

A jeni gati të vozitni KIA-n tuaj të re me çmimet më të ulëta dhe financimin më të përshtatshëm?

Ekonomi
Kur faturat rriten, Dielli mbetet falas – Si po ndihmon Muqa Solar familjet dhe bizneset në Kosovë të kursejnë energji dhe para?

Kur faturat rriten, Dielli mbetet falas – Si po ndihmon Muqa Solar familjet dhe bizneset në Kosovë të kursejnë energji dhe para?

Ekonomi
Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Ekonomi
GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

Ekonomi
Premiere Weekend me filmin hit

Premiere Weekend me filmin hit "Mission: Impossible – The Final Reckoning" më 17-18 maj

Ekonomi
Kalo në kategori