Në moshën 20-vjeçare, Valeria Shashenok sapo kishte filluar karrierën e saj si fotografe dhe videografe, duke punuar në mënyrë të pavarur duke krijuar përmbajtje sociale për disa nga bizneset më të mëdha të Ukrainës – nga restorantet tek hotelet.
Por papritur, perspektivat e saj të punës dhe mjedisi rreth saj, u kthyen në gërmadha – me fillimin e agresionit nga Rusia.
Dhe ajo kurrë nuk e kishte paramenduar se së shpejti do të krijonte përmbajtje në media sociale rreth luftës, përcjell Telegrafi.
Më 24 shkurt, kur Putini i shpalli luftë Ukrainës, Shashenok ishte në një gjendje të mosbesimit total.
“Nuk besoja se lufta mund të ndodhte në të vërtetë. Mendova se ishte një shaka”.
Kur raketat goditën, ajo dhe familja e saj përfunduan në një bunker të nëndheshëm pa dritare në zyrën e babait të saj, vetëm 10 minuta larg shtëpisë së tyre në qytetin verior të Chernihiv.
Ndërsa ajo nuk e kishte menduar se do të ishte atje kaq gjatë, ajo ka qenë streha e saj për ditë të tëra dhe një vend ku ajo gjen frymëzim për të dokumentuar gjendjen – për ta parë pjesa tjetër e botës.
Kështu, Shashenok ka ndarë video në TikTok nga bunkeri, një hapësirë e vogël që ajo ndan me babanë, nënën, qenin e tyre dhe një familje tjetër që ata ftuan kur shtëpia e tyre u shkatërrua.
Kur ndihet e sigurt, ndonjëherë del nga bunkeri për të regjistruar shkatërrimin në lagje dhe për të marrë rrobat nga shtëpia e saj, e cila thotë se nuk është bombarduar ende si ato të miqve të saj.
Më pas, ajo do të shkojë me vrap nëpër rrënoja për t’u kthyer me nxitim në bunker.
@valerisssh Living my best life ??? Thanks Russia! #ukraine #stopwar #russiastop ♬ Che La Luna – Louis Prima
“Afër shtëpisë sime, ndërtesat janë të gjitha të shkatërruara. Një nga arsyet pse dal jashtë (edhe nëse është e pasigurt) ishte sepse doja t’u tregoja njerëzve për gjendjen aty”, shtoi ajo, përcjell Telegrafi.
Videot e saj, të cilat në dy javë kanë grumbulluar miliona shikime dhe qindra mijëra ndjekës, tentojnë të përdorin humorin për ta nxjerrë atë nga një situatë e errët.
Dhe ndërsa ajo ka grumbulluar një numër të madh ndjekësish duke përdorur një gjuhë të re mediumi dhe interneti për të komunikuar, Shashenok mbetet e frikësuar për të dhe të ardhmen e vendit.
“Dje shkova në supermarket për të gjetur ujë, por nuk mund të gjeja”, tha ajo, duke shtuar se do t’i duhet të kontrollojë së shpejti kur të jetë e sigurt për të shkuar atje.
Shashenok thotë se familja është mbështetur kryesisht te vezët dhe qumështi për mbijetesë, por shpesh zbulon se të dyja shiten gjithashtu në supermarket.
@valerissshWelcome to my 5 stars hotel ???
Vetëm pak ditë më parë, qyteti i saj Chernihiv, në veri të Kievit, ishte objektiv i sulmeve që çuan në zjarre dhe boshatisjen e një qyteti prej 300,000 banorësh.
Duke e ditur se kjo nuk duket se do të përfundojë së shpejti, Shashenok shpreson të mbledhë para për të udhëtuar diku tjetër.
Me qytetin e saj të kthyer në rrënoja, ajo shpreson që njerëzit do të jenë në gjendje t’i dhurojnë asaj dhe familjes së saj – për të krijuar një fond në mënyrë që ajo të vazhdojë të jetë krijuese kur të përfundojë lufta.
Ndërsa disa mund të pyesin se si Shashenok mund të gjejë forcën për humor në situatën e saj, ajo thotë se e mban vullneti i saj i fortë. Ajo nuk dëshiron vetëm të dëgjojë për keqardhjen dhe trishtimin.
“Po, është e pabesueshme ajo që ndodhi në vendin tim. Por (humori) është mënyra për të treguar se jemi të fortë. Se ka një fund. Se Ukraina do të mbijetojë”, tha ajo.
“Ne jemi një vend shumë i fortë, ne mbrojmë vendin tonë nga një nga vendet më të mëdha në botë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës