Një burrë nga Australia ka qenë duke vozitur për në shtëpi, kur e ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në liqenin Cathie.

Shoferi është tmerruar kur e ka parë një merimangë gjigante në dorë dhe në vend të pedalit për frenim e ka shtypur atë të gazit, transmeton Telegrafi.


Kjo ka bërë që xhipi Toyota të dalë nga rruga dhe të hyjë në ujë.

“U frikësova shumë, humba kontrollin dhe vetëm kur e pashë vetën duke u fundosur. Ndodhi aq shpejtë”, ka treguar ai, pasi ka dalë i palënduar nga dritarja.

Për ata që mendojnë se ky është një reagim i tepruar, ju kujtojmë se kjo merimangë është e gjatë rreth 15 centimetra dhe shumë e frikshme. /Telegrafi/

toyota-perfundoi-ne-liqe-pasi-shoferit-iu-kap-nje-merimange-gjigante-ne-dore-foto-2