Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi duke drejtuar automjetin e tij në në rrugën “Skënderbej”, Fier, ka përplasur një 81 vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari me inicialet L. Ç., ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./euronewsalbania/
Nga
Telegrafi
22/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































