LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një këmbësore në Gjakovë

Vetura godet një këmbësore në Gjakovë

Një këmbësore është goditur mëngjesin e sotëm nga një veturë në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”, rreth orës 08:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


“Përballë postës kryesore afër semaforëve kryesor ka ndodhë aksident komunikacioni. I dyshuari vozitësi i kamionit, kishte qenë me kamioni ndalur para semaforëve kryesor në drejtim të qendrës se qytetit, dhe pasi që ishte drita e kuqe në semafor, në momentin që ishte ndezur drita e gjelbër për lëvizje, vozitësi i lartcekur, duke mos e vërejtur fare një këmbësore e cila në momentin kritik kishte qenë duke e kaluar rrugën prej anës se djathte në të majtë dhe e kishte biçikletën për dore, por i dyshuari nga pakujdesia e godet direkt me pjesën ballore”, tha ai.

Gjurkaj tha se si pasojë e këtij aksidenti, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, e cila ishte dërguar nga kalimtare të rastit në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

“Pas një tretmani mjekësor e lënduara ka rezultuar me frakturë në këmben e majtë, e me pas është dërguar me auto ambulant në QKUK në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndalë në mbajtje”, potencoi ai. /Telegrafi/