Vetura godet në vija të bardha dy këmbësorë, njërin prej tyre e hedh dhjetëra metra në ajër (Video, +18)

Shoferi i një veture që kishte të instaluar brenda një kamerë të sigurisë, ka filmuar momentin kur një shofer i një veture tjetër tregohet mjaft i pakujdesshëm dhe shkel dy këmbësorë në vija të bardha në Krime.
Shoferi i pakujdesshëm po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nuk frenoi fare kur iu afrua vijave të bardha, ku si rezultat goditi dy këmbësorë, njërin prej të cilëve e hodhi dhjetëra metra në ajër, transmeton Telegrafi.
Dyshohet se ai ishte pjesë e një autokolone të dasmorëve të cilët me sa duket ishin nën ndikim të alkoolit, për faktin se po ngisnin veturën me shpejtësi të madhe në një zonë të banuar.
Përveç personave që janë goditur me veturë, e kanë pësuar edhe disa vetura tjera në momentin që shoferi humbi kontrollin mbi timonin.
Raportohet se personat që janë përplasur me veturë ishin burrë e grua, të cilët janë dërguar të gjallë në spital por me lëndime të rënda trupore.
Por shumë janë habitur se si i kanë shpëtuar gjallë një përplasje të tillë. Sidoqoftë, duhet të shërbej si vërejtje për shoferët tjerë që të jenë më të kujdesshëm kur janë në komunikacion. /Telegrafi/





















































