LAJMI I FUNDIT:

Vetura elektrike Rolls-Royce Spectre do të marrë një rritje të shkallës së prodhimit

Vetura elektrike Rolls-Royce Spectre do të marrë një rritje të shkallës së prodhimit

Rolls-Royce është gati të rrisë shkallën e prodhimit të veturës së saj të parë elektrike, “Spectre coupe”, disa muaj përpara se ekzemplarët e parë të porositur nga klientët të nisin linjën e montimit në fabrikën e saj në Goodwood në Mbretërinë e Bashkuar.

Planifikohet që dërgesat e para të Spectre të bëhen në tremujorin e katërt të këtij viti, edhe pse nuk ka detaje rreth çmimit dhe lansimit për tregun australian.

Megjithatë, Rolls-Royce veçse ka pretenduar se janë bërë porosi të shumta për Spectre. Gazeta e famshme e industrisë, Automotive News, raporton se drejtori ekzekutiv i kompanisë, Torsten Müller-Ötvös, një opinion pozitiv në lidhje me këtë, përcjell Telegrafi.


“Porositë e bëra për veturat Spectre për momentin qëndrojnë shumë më e mirë nga ajo që ne kemi pritur”, tha Müller-Ötvös për Automotive News.

“Kemi disa muaj përpara se të fillojë prodhimi, por nëse ky trend vazhdon, atëherë jam shumë i sigurt se duhet të rregullojmë planet tona”, shtoi ai. Megjithatë, ai nuk dha asnjë shifër.

Siç është raportuar më parë nga Drive, Spectre është vetura e parë elektrike nga Rolls-Royce dhe është në mënyrë efektive një zëvendësim për “coupen” me dy dyer Wraith – megjithëse çmimi i tij pritet ta vendosë atë pak më poshtë limuzinës Phantom, çmimi i të cilës në tregun australian fillon nga 598,300 euro (915,400 dollarë australian). /Telegrafi/