Prodhuesi francez prezantoi në panairin e makinave në Gjenevë një veturë unike për nder të tipit legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic të para luftës.
Bugatti La Voiture Noire kategorizohet si “makina e fundit GT” dhe bazohet në versionin standard të Bugatti Chiron.
Në përputhje me emrin e tij, makina është ngjyrosur në të zezë, dhe karroceria është punuar nga fibra karboni.
Bugatti thotë se gjatë projektimit i kushtuan vëmendje më të madhe aerodinamikës së automjetit, në mënyrë që vetura të ketë sa më shumë linjë fluide.
Duke pasur parasysh se bazohet në Chiron, fuqia e motorit është 8.0 W16 me 4 turbo, që sigurojnë 1.500 kuaj fuqi, specifika këto të njëjta si te Bugatti Chiron dhe Divo.
Prodhuesi ende nuk ka bërë të ditur detajet mbi performancën.
Përveç që është makina më e shtrenjtë e ekspozuar në panairin e Gjenevës, Bugatti La Voiture Noire është bërë makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, pasi është shitur paraprakisht për 16.7 milionë euro.
Blerësi është 81-vjeçari Ferdinand Pieh, ish-drejtor i Volkswagen Group, nipi i Ferdinand Porsche.
Më poshtë i keni fotografitë e marra në motor1.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252