LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re sportive Alpine Renault ‘special edition’ ka pjesë të Formula 1

Vetura e re sportive Alpine Renault ‘special edition’ ka pjesë të Formula 1

Alpine, marka e veturave sportive e Renault ka thirrur ekipin e saj të Formula 1 për t’i ndihmuar në krijimin e një edicioni special për veturën e tyre sportive Alpine A100.

I prezantuar përpara garës British Grand Prix të Formula 1 këtë fundjavë, A110 S Enstone Edition dallohet nga një përzgjedhje e pjesëve të bëra nga e njëjta fibër karboni si makinat e garave F1 të Alpine.

Prodhuar në fabrikën e ekipit Alpine F1 në Enstone të Britanisë – duke i dhënë veturës emrin e saj – fibra karboni me prejardhje nga veturat e garave përdoret për ngjyrën e konsolës qendrore dhe logon e Alpine, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Ky edicion special do të ketë 300 ekzemplar të ndërtuar – teksa të gjithat do të montohen së bashku me modelin e thjesht Alpine A110 në Dieppe, Francë – secili me një pllakë të numrit nën konzolën qendrore.

Enstone Edition ka një ngjyrë gri të errët “Gris Tonnerre” dhe bojë e lehtë “Argent Mercure” për trupin, një çati të zezë mat dhe një kofano të zezë me shkëlqim ose mat.

Disa nga veçoritë e tjera të edicionit special përfshijnë rrotat “GT Race” me madhësi prej 18 inçëve (45 cm) me ngjyrë të zezë mat, disqe të frenimit Brembo me ngjyrë argjendi, ulëse garuese Sabelt me emërtimin “Enstone Edition” të gravuar në to, dhe me opsione të ndryshme të dizajnit të eksterierit.

Porositë për Alpine A110 S Enstone Edition janë tani të hapura në Francë, me çmim prej 85,000 eurove – rreth 15 për qind më shumë se çmimi prej 74,500 eurove i modelit të thjeshtë të A110 S. /Telegrafi/

Renault’s new Alpine special-edition sports car has Formula One parts