Pas 14 viteve punë, më në fund është dhënë aprovimi për fluturime testuese të veturës së parë në botë fluturuese me tri rrota e njohur si Switchblade.

I dizajnuar dhe zhvilluar nga Samson Sky, prototipi i veturës që mund të fluturojë me një shpejtësi prej 322 kilometra në orë, është dizajnuar për të qenë një mjet motorik për qëllime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


1 320

Derisa është në tokë, Switchblade lëvizë sikurse një veturë falë tre rrotave, ka një gjatësi prej 5.1 metrave dhe është 1.8 metra i gjerë dhe mund të parkohet pa ndonjë problem në garazh të veturave.

2 68

Në momentin që arrin në aeroport, krahët i hapen sikurse edhe bishti dhe i tërë procesi zgjatë vetëm tre minuta – duke i lejuar veturës të ngritet në qiell.

3 49

Muajin e kaluar Switchblade ka marrë aprovimin nga Administrata Federale Aviacionit Civil dhe Qeveria amerikane, që të fillojë procesin e testimit.

4 41

Sipas kompanisë me seli në Oregon, 2.100 persona nga 52 vende dhe 50 tjera brenda SHBA-ve, tashmë kanë rezervuar këtë veturë, e cila pas miratimit për fillimin e testimit pritet të fillojë edhe prodhimin serik. Çdo Switchblade do të kushtoj 170 mijë dollarë. /Telegrafi/

5 28

6 20

7 16