LAJMI I FUNDIT:

Vetmia po shton numrin e vetëvrasjeve, thonë sociologët

Vetmia po shton numrin e vetëvrasjeve, thonë sociologët

213 persona janë vetëvrarë në vitin 2018, duke shënuar 14 shifra më tepër se një vit më parë. Ndërsa vetëm brenda kësaj jave 4 persona kanë kryer akte vetëflijimi. Sipas sociologëve, një fenomen i tillë mbetet pre e papunësisë, vetmisë, por edhe përdorimit të drogës dhe alkoolit.

Vetëm brenda 1 javë janë kryer 4 akte vetëflijimi, konkretisht në Tiranë, Vlorë dhe Korçë.Sipas të dhënave nga INSTAT, vitin e kaluar 213 persona i kanë dhënë fund jetës, që rezultojnë të jenë 14 vetëvrasje më tepër se në 2017-tën.


Sipas sociologëve ndër shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve mbeten varfëria dhe papunësia, por shqetësimi i kohëve moderne siç e cilësojnë është edhe vetmia.

“Një pjesë e njerëzve po jetojnë jashtë komuniteteve në një izolim social, në muret e betonta. Njeriu kur jeton i izoluar, i shkëputur nga komuniteti nuk mendon pozitivisht. Sociologu Tushi thotë se duhet treguar më tepër kujdes tek adoleshentët, pasi ata janë më të rrezikuar për të kryer vetëvrasje për shkak të drogës dhe alkoolit.

Një pjesë e njerëzve humbasin vetëdijen, koshiencën e tyre nga përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope siç është droga dhe alkooli që po përdoren gjerësisht nga të rinjtë, nga fëmijët dhe nga të rriturit. Kemi nevojë që në këtë botë të vështirë, me halle dhe konkurenciale, të gjejmë motivet e shëndetshme të fëmijëve dhe njerëzve tanë.Numri më i lartë i vetëvrasjeve në vendin tonë në gjashtë vitet e fundit sipas Institutit të Statistikave është shënuar në 2014-n, me 262 persona që i kanë dhënë fund jetës”, ka thënë sociologu Gëzim Tushi./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori