Mund ta gjeni në të gjitha modelet, ngjyrat dhe gjatësitë, andaj secila femër mund të gjejë më të përshtatshin për vete.

Siç edhe ka filluar, hit kryesor i modës përfundimisht do të jetë dyzeni me katrorë! - transmeton Telegrafi.


Pantallonat me katrorë në të gjitha nuancat e së hirtës tashmë janë shpallur pantallona top-model për pranverë, ndërkaq aktualisht i bashkohet edhe fundi me kutia, i cili do të jetë rrobë e pashmangshme në dollapin e damave që kanë stil.

1 pant 2 ways 11

Standardet te ky fund nuk ekzistojnë – modelet do të jenë të ndryshme, si edhe gjatësia dhe ngjyrat, mirëpo ajo që është më e mira te fundet me katrorë është që janë shumë praktike dhe mund të vishen edhe në variantet e ditës dhe të mbrëmjeve.

Kombinohen shkëlqyeshëm si me këpucë me taka, ashtu edhe me këpucë të rrafshëta, andaj trendesistet në Instagram tashmë po i adhurojnë!

Në vijim shikoni disa ndër kombinimet më të bukua në të cilat fundi me katrorë është ylli kryesor! /Telegrafi/