LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet shtetasi spanjoll në një hotel në Divjakë të Fierit

Vetëvritet shtetasi spanjoll në një hotel në Divjakë të Fierit

Një shtetas spanjoll ka humbur jetën në një hotel në Divjakë mbrëmjen e kësaj të marte.

Nga të dhënat e para, raportohet se 47-vjeçari ka dëmtuar veten me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Gjatë momentit të ngjarjes së rëndë, në dhomë me të ndodhej dhe shoku i tij. Ky i fundit po merret në pyetje nga uniformat blu. Mësohet se ai ka deklaruar se viktima po bënte dush në momentin që ka ndërruar jetë.


Njoftimi i plotë i policisë shqiptare:

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast./Vizion+

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori