LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosjes i vijnë mërgimtarët e parë

Vetëvendosjes i vijnë mërgimtarët e parë

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka prezantuar “aderimet” e para të mërgimtarëve në Kosovë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka postuar një fotografi me tre persona ku ka thënë se “Mërgimtarët po “aderojnë” në Kosovë”


“As pengesat e KQZ-së, as hajnia përmes “polisave” të sigurimeve në kufi e as fyerjet e ndryshme të pushtetarëve, nuk mund ta ndalin vullnetin e mërgimtarëve për ta ndryshuar Kosovën. P.s. Biletat i paskan pagu vet” shkruan Molliqaj në Facebook./Telegrafi/