LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Vushtrrisë reagon pasi Vetëvendosje ngriti kallëzim penal ndaj tij për anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave

Kryetari i Vushtrrisë reagon pasi Vetëvendosje ngriti kallëzim penal ndaj tij për anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Vushtrri, dje ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të kësaj komune, Ferit Idrizit nga Partia Demokratike e Kosovës, në lidhje me anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave.

Grupi i Asamblistëve në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë pretendon se me këtë vendim Idrizi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sot më 18.07.2022, Grupi i Asamblistëve tanë në Kuvendin Komunal ka ushtruar Kallëzim Penal për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj kryetarit të komunës z. Ferit Idrizi në lidhje me anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave”, u tha në njoftimin e VV-së.

E lidhur me këtë, Idrizi në një prononcim për Telegrafin tha se konkursin e ka anuluar për shkak se në të njëjtin ka pasur nepotizëm.

“Realiteti qëndron ndryshe sepse e kam anuluar konkursin për t’i mbrojtur parimet e barazisë, drejtësisë dhe të mos ketë nepotizëm sepse ai konkurs ka përmbajtur nepotizëm”, deklaroi ai.

Idrizi përmendi tri raste ku sipas tij, kandidatët meritorë nuk kanë arritur të zgjedhën drejtor shkolle.

“Në shkollën e Pestovës ka qenë një kandidate e cila për 10 vite ka mbajtur pozitën e përgjegjëses dhe ka pasur performancë të mirë. Cila është arsyeja që të zgjidhet dikush tjetër nga jashtë e ajo jo? Pastaj është rasti i ish-drejtorit komunal të Arsimit, Afrim Namani, i cili nuk zgjedhur në konkurs por dikush me shumë më pak përvojë. Do të thotë, këtu është tentuar t’i jepet ngjyrim politik”.

“Edhe rasti i tretë në shkollën Çajupi, kandidati është përzgjedhur një kryetar i Sindikatës së Arsimit në Vushtrri. Ndaj, unë jam njoftuar nga Drejtoria e Arsimit që ka pasur parregullsi dhe nepotizëm në këtë konkurs. Drejtoresha në shkollën e Pestovës është bashkëshortja e mikut tim. Dhe shtrohet pyetja a kam vepruar drejt a paskam gabuar?”, shtoi tutje ai.

Vetëvendosje ka akuzuar kryetarin Idrizi se me arrogancë ka pamundësuar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal për këtë çështje.

I pari i Vushtrri i hodhi poshtë këto akuza duke treguar se në seancën e thirrur nga Vetëvendosje ka qenë prezent por që sipas tij, nuk është arritur të miratohet rendi i ditës. Ndërsa, në seancën e rregullt kur është diskutuar për këtë temë, tha se nuk ka qenë në Kosovë.

“VV-ja e ka thirrur një seancë të Kuvendit dhe unë kam shkuar, por nuk është miratuar rendi i ditës. Pse duhet të jem fajtor kur unë kam shkuar aty dhe i kam pritur deputetët e VV-së që kanë ardhur si me pishman një nga një?”.

“Në seancën tjetër të rregullt kur është përmendur të diskutohet kjo çështje, unë kam qenë në Francë me punë. Pra, s’kam qenë prezent se sa herë që hapet kjo temë unë dal më i fuqishëm sepse e kam luftuar nepotizmin. Jam optimist se në fund të këtij procesi do të dalë fitimtar. Nëse ka drejtësi, po”, përfundoi Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori