Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se vetëm me programin e tyre do të sigurohet një qeveri legjitime dhe demokratike.
Haskuka shprehet i bindur se do të kenë numër shumë të të madh të deputetëve sesa partia që do të dalë e dyta nga këto zgjedhje.
Ai mohon mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me subjektet politike, të cilat kanë qeverisur deri më tash por, le të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve.
Haskuka në një intervistë për KosovaPress thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të vendosë ndryshe, vetëm se të shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti dhe të çonte vendin në zgjedhje të reja.
“Mendoj që faktikisht Kushtetuesja s’ka mundur të vendosë ndryshe ngase Kushtetuta thotë qartë lidhur me humbjen e mandatit nëse dënohet me formë të prerë një deputet. Edhe në atë aspekt mendoj që është një situatë e re e cila faktikisht na bën të kalojmë me optimizëm për vitin 2021 ngase për një situatë siç jemi me pandeminë, me krizë ekonomike, Kosovës i duhet një qeveri legjitime demokratike dhe besoj që me zgjedhjet e ardhshme kjo do të bëhet me Vetëvendosjen e cila do të jetë e para. Jam i sigurt në këtë, ne gjithmonë jemi të gatshëm për procese demokratike, për procese zgjedhore ngase ashtu është edhe në aspektin e botëkuptimit tonë që duhet të ketë gjithmonë llogaridhënie dhe gjithmonë duhet të ketë jemi të gatshëm të shkojmë në votime”, thotë ai.
Ai le të hapur mundësinë që individë që nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë në listën e këtij subjekti.
“Në aspektin parazgjedhor nuk kemi nevojë momentalisht të kemi më parti të cilat faktikisht e kanë qeverisur Kosovën më shumë se 20 vjet. Për individë gjithmonë është i hapur, mund të jenë edhe lista qytetare, kjo ka qenë edhe në të kaluarën d.m.th. ne e kemi zonjën Mimoza Kusari Lila e cila është pjesë e Parlamentit, ka garuar me Vetëvendosjen nuk është anëtare e LVV, do të ketë të tillë por mendoj që për koalicion parazgjedhor nuk kemi nevojë me asnjë nga partitë të cilat kanë qenë në qeverisje deri më tani”, shprehet ai.
Haskuka shprehet për KosovaPress i bindur që duke qenë të parët në këto zgjedhje do të kenë numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia që do t’i pasojë.
I pari i Prizrenit tregon se kur do të vendosin nëse do të kenë vija të kuqe për ndonjë subjekt politik.
“Për këtë gjë (koalicione) nuk mund të flas tash, mendoj që në aspektin e zgjedhjeve të ardhshme LVV do të ketë një numër shumë më të madh të deputetëve në krahasim me partinë e dytë cilado qoftë ajo parti e dytë. Në atë aspekt do të kemi ‘luksin’ që edhe në aspektin e programit qeverisës por edhe në aspektin e punës që do të bëjë qeveria të vendosim në aspektin e të ardhmes, prandaj partitë që do të vijnë me LVV me siguri do të rreshtohen në aspektin e programit, normal do të ketë edhe aty kompromise sepse pa kompromis nuk do të ketë politikë, por mendoj që qëllimi ynë është të jemi me aq numër që edhe mos të ketë nevojë për koalicion, edhe Kosovës në këtë situatë pandemie, në këtë situatë krizë ekonomike, i duhet një qeveri e cila mund të vendosë pa kalkulime politike, pa çështje të cilat varen prej vullnetit të një apo dy individi e kështu me radhë, prandaj për vijat e kuqe me siguri do të vendosim në Këshillin e Përgjithshëm ku edhe unë jam pjesë do të kemi takime të ardhshme (Këshilli i LVV) dhe me siguri aty do të vendosim”, thekson Haskuka.
Polemikat rreth kandidimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Haskuka i quan qëllimkëqija dhe dashakeqe.
Krejt në fund, Mytaher Haskuka flet edhe për bashkëpunimin që do të kenë me u.d. së Presidentes, Vjosa Osmani.
“Mendoj që me të gjithë njerëzit të cilët janë të vullnetit të mirë dhe mbajnë fjalën të cilët e kanë dhënë gjatë fushatës, mendoj që Vjosa Osmani edhe në këtë rast, edhe zoti Haxhi Avdyli dy nga ish-LDK, ata gjatë fushatës kanë thënë gjithmonë që do të jenë në bashkëqeverisje me LVV dhe faktikisht e kanë mbajtur fjalën e tyre, ndërsa pjesa tjetër ka devijuar (nga fjala) të cilët i kanë dhënë elektoratit prandaj mendoj që të gjithë njerëzit të cilët faktikisht janë për konsistencë në politikë, janë në politikë për të mbajtur fjalën e dhënë elektoratit dhe janë të sinqertë për ato që thonë duhet të kenë vend dhe bashkëpunim me LVV, edhe mendoj që edhe me Vjosa Osmanin edhe me të gjithë të tjerët të pakënaqur me këtë politikën ‘kameleoniste’ kur prej ditësh në ditë ndryshojnë qëndrimet dhe mendimet, duhet të kemi bashkëpunim të mirëfilltë dhe me Vjosën Osmani dhe me të gjithë të cilët do të jenë në listën e saj dhe kudo që janë”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE
Këshilli Prokurorial bëhet “pishman”, anulon vendimin që e mori 10 ditë më parë për transferimin e prokurorit Arben Ismajli
Mitreski – Bomgartner: Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë do të thellohet
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
Lajçak me post të ri nga shtatori
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia