LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Sot është përpjekja e fundit për ta parandaluar Qeverinë Kurti 2, por kot e kanë

Vetëvendosje: Sot është përpjekja e fundit për ta parandaluar Qeverinë Kurti 2, por kot e kanë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se sot është përpjekja e fundit për të parandaluar Qeverinë Kurti 2.

Kryeziu ka thënë se asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçkaje, së cilës i ka ardhur koha, prandaj sipas tij, e gjithë kjo është e kotë, transmeton Telegrafi.


Ky reagim i LVV-së, vjen pak orë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbajë mbledhje lidhur me kandidatët, të cilët kanë problem me ligjin.

“Të gjitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë”, ka thënë ai.

Për më shumë, reagimi i plotë:

2015 – Gjykata Kushtetuese, përkundër të gjitha argumentimeve juridike në interpretimin e saj megjithatë vendosi se fituesit të zgjedhjeve i takon e drejta ekskluzive për formimin e qeverisë, pavarësisht se ekzistonte një shumicë parlamentare në formën e bllokut VLAN që ishte e gatshme ta formojë qeverinë.

2019 – Gjykata Kushtetuese, përkundër vendimit të saj paraprak se fituesit i takon ekskluziviteti i formimit të qeverisë, pavarësisht një shumice tjetër parlamentare, në interpretimin e saj megjithatë vendosi që kësaj radhe qeveria mund të formohet edhe pa fituesin e zgjedhjeve, për aq kohë sa ka një shumicë parlamentare.

2020 – Gjykata Kushtetuese, përkundër që nuk e kishte fare objekt shqyrtimi, në interpretimin e saj megjithatë vendosi një standard arbitrar sipas së cilit pretendohet se askush që është dënuar me vepër penale në tre vjetët e fundit, pavarësisht veprës, nuk mund të kandidojë për deputet.

2021 – KQZ, përkundër se në zgjedhjet e kaluara kishte konstatuar se ajo nuk ka asnjë të drejtë t’ia mohojë kandidimin askujt që nuk ka vendim plotësues, sipas së cilit i merret e drejta e kandidimit, sot shpreh gatishmëri që mos t’i certifikojë kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka vendim plotësues që shprehimisht ia mohon këtë të drejtë.

Të gjitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Pra, përgjigjja që i ofrohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj padrejtësive të njëpasnjëshme është se vendimet e drejtësisë, edhe pse të kapur, korruptive e jokompetente, duhet të respektohen. Si mund t’i kërkohet të dëmtuarit, mbi të cilin bëhet një padrejtësi, që zgjidhja e vetme e tij është respektimi i vendimeve edhe kur ato janë të një sistemi të drejtësisë për të cilin të gjithë jemi dakord se është i ndikuar politikisht, i korruptuar dhe tani haptazi me qëllime eliminimi politik?!

Kjo çka po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Por përball tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori