LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Në Telekom janë punësuar familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së

Vetëvendosje: Në Telekom janë punësuar familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë të premten se në Tekomin e Kosovës janë punësuar familjarë të deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe të deputetëve të partisë Demokratike të Kosovës.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatban Bonjaku tha se në Telekomin e Kosovës janë duke u bërë punësime partiake.
“Janë tri metoda që qeveria po i përdorë: Degradimi i qëllimshëm teknik, kontratat e dëmshme dhe punësimet partiake që po ja rrisin barrën kësaj ndërmarrje. Për punësimet ne kemi nxjerrë edhe listën e të punësuarve ku kemi gjetur 50 persona që janë anëtarë të personave në pushtet. Në Telekom është mbajtur edhe një konkurs për punësimin e 100 deri në 200 punëtorë”, tha Bonjaku.


Ndërsa, anëtari tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti tregoi se njëri nga të punësuarit është edhe bashkëshorti i deputetes Donika Kadaj Bujupi. Por siaps tij, ka edhe disa familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së të punësuar në Telekom.

“Punësimet në Telekom janë një ndër proceset shkatërruese të Telekomit ndër vite. Muajt e fundit të vitit 2018 kanë shënuar goditjen më të rëndë që ka marrë telekomi nga punësimet. Mbi 8.5 për qind është rritur numri i të punësuarve më ndërmarrje. Më e rënda është që gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave Telekomi ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017. Qëllimshëm janë bërë punësimet në telekom në mënyrë që në fund ta arsyetojnë shitjen e kësaj ndërmarrje”, tha Ahmeti.

Ndryshe Telekomi i Kosovës është duke vazhduar të përballët me probleme të mëdha financiare. /Telegrafi/