LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosja me rezolutë kërkon shfuqizimin e vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion

Vetëvendosja me rezolutë kërkon shfuqizimin e vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar një varg kritikash për kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me vendimin e tij për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

Grupi Parlamentar i partisë së Albin Kurtit në interpelancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar që ekzekutivi të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion dhe mos pengojë punën e së njëjtës.


Inicuesja e interpelancës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se me këtë vendim, qeveria ka treguar se po tenton të pengojë luftimin e korrupsionit.

“Vendimi për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës në radhë të parë dërgon sinjal që luftimi i korrupsionit, jo vetëm që nuk është prioritet, por po tentohet të pengohet në tërësi. Ky vendim i dëmshëm i shërben mirëmbajtjes së sistemit korrupitv të ushqyer nga të gjitha qeveritë para qeverisë Kurti”, u shpreh deputetja opozitare.

Ajo renditi dhe tri pikat e rezolutës që presin të votohet nga të zgjedhurit e popullit.

“Kuvendi kërkon të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës. Nën dy, Kuvendi i Kosovës kërkon të mos pengojë punën e Task-forcës brenda Policisë së Kosovës dhe nën tre, Kuvendi dënon çfarëdo presioni apo ndikimi që ushtrohet mbi punën e policisë dhe sistemit të drejtësisë që kanë për qëllim pengimin e luftimit të korrupsionit”, tha ajo.

Deputetja opozitare pyeti kryeministrin se nëse subjektet e hetimit të Task-forcës, e kanë nxitur të marrë vendim për shuarjen e së njëjtës.

“Partia e kryeministrit ka qenë në pushtet një kohë të gjatë prej vitit 2010 kur e ishte e themeluar kjo task-forcë. Prandaj cila është arsyeja që nuk e morët këtë vendim, e patët kryeministrin dhe ju ishin vet ministër i asaj qeverie. Mos ishin subjektet e hetimit ato që iu shtynë drejtë shuarjes, apo ndoshta kryeministri ka filluar të besoj fjalëve të veta se korrupsioni është zhdukur”, tha ajo.

Ndërkaq thuri lavde për ish qeverinë Kurti për luftimin e korrupsionit.

“Ballafaqimi dhe zgjidhja e problemit të korrupsionit, problem ky që e ka shkaktar klubin e stërvjetruar politik është e vetmja mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik. Pra tani është dëshmuar që vetëm qeverisje LVV-së mund të zgjidh dhe ballafaqohet me ketë problem”, tha ajo.

Interpelanca e kryeministrit Hoti është duke vazhduar.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votoj në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votoj në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kryetari i një partie greke nga foltorja Parlamentare e grisi Marrëveshjen e Prespës

Kryetari i një partie greke nga foltorja Parlamentare e grisi Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës

Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës

Lajme
Bastisje në tri lokacione në Pejë – arrestohen dy persona të përfshirë në një grup kriminal

Bastisje në tri lokacione në Pejë – arrestohen dy persona të përfshirë në një grup kriminal

Drejtësi
Kalo në kategori