LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje reagon pas incidentit me zarfe: Janë sjellë kundërligjshëm nga Serbia

Vetëvendosje reagon pas incidentit me zarfe: Janë sjellë kundërligjshëm nga Serbia

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas rastit të helmimit të punonjësve të operacionit të votimit përmes postës duke thënë se ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik.

Vetëvendosje kërkon nga autoritetet shtetërore që të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Elezi: Helmimi s’ka ndodhur në QNR, por në Ministrinë e Infrastrukturës
Lexo po ashtu Elezi: Helmimi s’ka ndodhur në QNR, por në Ministrinë e Infrastrukturës

Reagimi i plotë i LVV:


“Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Nëntë nga 26 zyrtarët e KQZ-së dërgohen në Klinikën Infektive, dyshohet se janë helmuar
Lexo po ashtu Nëntë nga 26 zyrtarët e KQZ-së dërgohen në Klinikën Infektive, dyshohet se janë helmuar

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave
Lexo po ashtu Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar”, thuhet në reagimin e LVV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori