Veterinari, Bujar Zeqiri, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka folur rreth ariut ‘problematik’, i cili ka ngrënë 38 dele në Prizren dhe rreth vendimit të Agjencionit të Pyjeve që ky ari të vritet.
Zeqiri tha se është kundër vendimit të Agjencionit të Pyjeve, për vrasjen e ariut.
“Vrasja as që duhet me ardhë në konsideratë, sepse ka zgjidhje më të mira dhe nëse nuk janë kushtet tani duhet të krijohen dhe të bëhet një zgjidhje më e mirë. Në Kosovë nuk ka më shumë se tri katër arusha, dhe nëse vritet një, ne humbim pasuri të madhe. Në bjeshkët e Deçanit, Sharrit, e një pjesë të Suharekës sillen këto arusha”, potencoi ai për Telegrafin.
Zeqiri tha se vrasja e ariut nuk është zgjidhje dhe përmendi disa metoda se si mund të ndalohet ariu i cili po shkakton probleme në qytetin e Prizrenit.
“Mundet të ndalohet me kurth, me anestezion, por vrasja nuk është zgjidhje, sepse është numri i vogël i shtazëve të egra në Kosovë, është diçka jo humane dhe jo etike. Edhe me ligj është e ndaluar kjo punë. Nëse e vrasin do të thotë po dalin në kundër ligjit. Ariu mund të sistemohet për një kohë deri sa të i gjendet një vend më i madh, ai shtoi se kafshët e egra duhet të mirëmbahen”, tha mes tjerash Zeqiri.
Në fund, veterinari tha se në vendet ku qëndrojnë kafshët e egra mund të vendosen kamera për të përcjellë gjendjen e tyre.
Ai tha se këto kafshë lëshohen në qendrat urbane vetëm atëherë kur nuk kanë ushqim.
Ariu në Prizren, për disa herë radhazi ka zbritur në fshatin Pousk të Prizrenit, duke iu shkaktuar dëme të ndryshme banorëve të fshatit.
Ndryshe vendimi i Agjencionit të Pyjeve për vrasjen e ariut ka ngjallur reagime të shumta.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK) ka thënë ariu është kafshë në mbrojtje të ligjit të natyrës, dhe se do të paditet çdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur nga ligji.
Gjithashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka apeluar që të mos vritet Ariu i Murrmë i Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles