LAJMI I FUNDIT:

Veterani Hasan Preteni: Të merren shifrat që ka nxjerrë TMK-ja në vitin 2005

Veterani Hasan Preteni: Të merren shifrat që ka nxjerrë TMK-ja në vitin 2005

Pjesëtari i luftës së UÇK-së, Hasan Preteni thekson se komandantët e Zonave Operative të UÇK -së e dinë se sa është numri i saktë i veteranëve të luftës.

Për listat e rrejshme të veteranëve, Hasan Preteni tha se sa ma shumë vite që kanë kaluar, aq më shumë janë mbushur listat.


Sipas tij, duhet të shikohet lista për të cilën ka dhënë kontribut TMK-ja dhe se të gjitha të dhënat për këtë çështje pas 2005-ës nuk janë të vërteta.

“Gjithçka duhet të anulohet dhe të kthehet në pikën zero. Shoqatat e luftës duhet të marrin vetën dhe t’i shikojnë listat që kanë pasur në dispozicion për të cilat ka punuar shumë TMK-ja. Të gjitha datat, shifrat pas vitin 2005 nuk duhet të merren valide”, tha Hasan Preteni për RTV Dukagjinin.

Preteni ndër të tjera tha se komandantët e dinë sa ushtarë kanë pasur. Mirëpo, sipas tij, këta të fundit janë përgjegjës për krijimin e kësaj situate.

“Fatkeqësisht një pjesë e atyre që ishin në ballë të njësiteve ushtarake dështuan. Dështuan ata që u kyçen në politikë dhe pastaj e shfrytëzuan pozicionin e tyre politikë për t’i rritë edhe numrin e votuesve duke I vendosur ata në listat e veteranëve”, deklaroi Hasan Preteni, përcjell Telegrafi.

Prokuroria Speciale, në Gjykatën Themelore ka dërguar emrat e afër 20 mijë personave që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori