Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit me seli në Hagë, Alastair Reed, ka thënë se e tërë shoqëria dhe jo vetëm policia apo shërbimet korrektuese, duhet të merren njëkohësisht me të gjitha llojet e ekstremizmit pasi shumë shpesh një radikalizim sjell tjetrin.
Reed vlerëson se secila shoqëri që ballafaqohet me kthimin e luftëtarëve nga zonat e luftës, siç janë ish-militantët e të ashtuquajturës “Shteti islamik i Irakut dhe Levantit (IS)” duhet të gjejë një mënyrë se si t’ju ndihmohet atyre njerëzve.
Ai, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, vë në dukje se fillimisht duhet bërë vlerësimet e sigurisë së secilit individ, dhe më pastaj tek ata që është e mundur të procedohet me rehabilitim, duke iu ofruar ndihmë psikologjike dhe përsëri të kthehen në shoqëri, posaçërisht gratë dhe fëmijët të cilët janë dërguar, e që edhe sot praktikisht mbahen të burgosur në kampet e Sirisë dhe Irakut.
Në çfarë mënyre munden qeveritë, shërbimet korrektuese, organizatat joqeveritare dhe të gjithë ata që merren me problemin e radikalizmit dhe ekstremistit të dhunshëm, të shfrytëzojnë ish-militantët e kthyer nga zonat e huaja të luftës?
Reed: “Veteranët xhihadistë” kanë vërtetë shumë besueshmëri sepse kanë qenë në zonat e luftës. Kur flasim për komunikimin dhe porositë që dërgojmë mendoj se është e rëndësishme t’i besojmë një personi që dërgon një mesazh. Ata veteranë janë persona që në njëfarë mënyre ju besohet dhe ata angazhohen ose mund të angazhohen në procesin e deradikalizimit. Ata mund të flasin për përvojat e tyre nga dora e parë. Mendoj se është e rëndësishme t’i kyçim në projekte të tilla.
Ndërkohë, duhet ta kemi parasysh se disa prej këtyre veteranëve, kur të kthehen, nuk dëshirojnë të flasin për këtë dhe nuk dëshirojnë të jenë pjesë e projekteve të tilla, nuk dëshirojnë të ekspozohen në publik, vetëm dëshirojnë t’i kthehen jetës normale, dhe këtë duhet ta respektojmë.
Të kthyerit nga luftërat kanë nevojë për ndihmë
Si t’ju qaset të kthyerve prej luftërave të huaja? A duhet përdorur masa represive siç janë dënimet e ashpra me burg apo përmes programeve më të buta të riintegrimit?
Reed: E rëndësishme është që fillimisht të bëhet vlerësimi i përqindjes së saktë të rrezikut. Asnjëri nuk është i njëjtë. Kemi njerëz që kanë shkuar atje, kanë qenë të përfshirë në dhunë, që kanë bërë krime të tmerrshme dhe që edhe më tutje kanë pikëpamje ekstremiste. Këta persona procedohen dhe dërgohen prapa grilave. Kemi gjithashtu njerëz që kanë shkuar atje, që ndoshta kanë bërë ndonjë vepër, por që janë zhgënjyer plotësisht. Me këta duhet të veprohet plotësisht ndryshe.
Nevojitet një qasje individuale, të vlerësohet shkalla e rrezikshmërisë për secilin individ dhe pastaj duhet të ndërmerren masat adekuate ndaj tyre. Disa persona duhet proceduar dhe disa të tjerëve iu duhet ndihma. Ata janë kthyer në vendet e tyre ndoshta me trauma të mëdha dhe iu duhet ndihmë psikologjike.
A e dini ndonjë program të riintegrimit të suksesshëm që po ndërmerret në ndonjë shtet evropian?
Reed: Kemi shumë programe të tilla në tërë Evropën. Është shumë e vështirë të tregohet cili është i suksesshëm sepse është shumë e vështirë t’i vlerësosh ato, fillimisht sepse ato po gjejnë zbatim vetëm në periudhën e fundit. Si mund të vlerësohet se dikush ka arritur që plotësisht në mënyrë të suksesshme të riintegrohet në shoqëri? Kemi parë se në Danimarkë është bërë disi punë e mirë, dhe kemi parë se deri tash disa programe në Evropë që kanë filluar të sjellin rezultate të mira. Ajo që fillimisht duhet të bëjmë është t’i shikojmë këto procese.
Dëshiroj të nxjerrë në pah se nuk e dimë se cili është “plumbi i argjendë”. Duhet të provojmë me qasje të ndryshme të cilat japin rezultate të dukshme dhe të shohim se çfarë është arritur të ndryshohet përmes tyre.
Gratë dhe fëmijët
Shumica e luftëtarëve të huaj e kanë marrë me vete familjen. Meshkujt janë vrarë dhe pas tyre kanë mbetur gruaja dhe fëmijët, disa prej të cilëve sot jetojnë të robëruar në kampe dhe nuk mund të kthehen në vendet e tyre ndërsa të tjerët nuk dëshirojnë të kthehen për shkak të se ka mundësi që ata të margjinalizohen në shoqëri. Qeveritë, siç duket nuk e dinë çfarë të bëjnë me familjet e tilla. Si duhet t’iu qaset ketyre grave dhe në veçanti fëmijëve?
Reed: Ky është vërtet një problem i madh dhe të gjitha shtetet do të duhej që bashkërisht të punojnë në këtë drejtim. Nuk është në pyetje vetëm çështja e grave dhe fëmijëve. Disa vende kanë marrë vendime të tilla duke thënë se “ata njerëz që kanë shkuar në Siri dhe Irak nuk janë më problem i yni” dhe nuk dëshirojnë t’i pranojnë sërish pas.
Por, kështu jemi duke rrezikuar që njerëzit që janë ngujuar aty mund të radikalizohen edhe më shumë dhe që në vazhdimësi të paraqesin problem. Duhet të punojmë bashkërisht dhe të gjejmë mënyrën si t’iu ndihmojmë këtyre personave, për t’i proceduar ata që duhet proceduar, dhe ata të cilët është e mundur të rehabilitohen që përsëri t’i inkuadrojmë në shoqëri.
Fuqia e internetit
Si të luftohet kundër propagandës ekstremiste, për shembull kundër asaj që shpërndajnë militantët e IS-it, dhe njëkohësisht të mos shpallesh islamofob?
Reed: Më e rëndësishme është të shpjegojmë që kjo nuk është luftë kundër islamit, por kundër pikëpamjeve ekstremiste dhe interpretimeve të gabuara. Ata quhen myslimanë, por në fakt pjesa më e madhe e myslimanëve nuk i konsideron ata myslimanë. Kur i kundërvihemi propagandës ekstremiste duhet theksuar se nuk ka “plumb të argjend” aty duhet shumëfishuar përpjekjet.
Para së gjithash duhet të parandalojmë përhapjen e asaj propagande, të ndërpriten kanalet e tyre të komunikimit dhe të fshihet përmbajtja e tillë nga interneti. Nëse dikush kërkon përmbajtje të tillë në Google, duhet të sigurohemi që t’i orientojmë kah përmbajtjet më pozitive. Gjithashtu të mos përdorim vetëm një lloj të porosive, por të ndryshme me të cilat i targetojmë audiencat e ndryshme, sepse kemi njerëz që janë radikalë të kalitur, dhe ata që janë duke shqyrtuar mundësinë për të shkuar në luftëra.
Cili mund të jetë roli i bashkësive fetare në këtë drejtim?
Reed: Mendoj se është e rëndësishme të forcohet dhe përfshihet i gjithë komuniteti shoqëror. Ne duhet t’i japim komunitetit njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në mënyrë që të merren me këtë problem.
Kriminelët, prandaj edhe terroristët, përdorin rrjetet sociale si dhe aplikacionet për të shpërndarë propagandën. Si të ruhet privatësia, por edhe të ndërpriten ato kanale terroriste?
Reed: Kjo është një pyetje shumë komplekse. Mendoj se është e rëndësishme që policia në rrethana të caktuara të ketë qasje në porositë e enkriptuara. Unë nuk mendoj se ata duhet të ketë qasje të hapur dhe të përhershme në çdo bisedë. Është e rëndësishme të keni rregullativën e duhur ligjore që lejon që vetëm në rrethana të caktuara të merren bisedat e tilla përmes këtyre aplikacioneve.
“Një radikalizim sjell tjetrin”
Në Gjermani ka protesta të përkrahësve të djathtë pasi dy emigrantë nga Siria dhe Iraku e vranë një gjerman me origjinë nga Kuba pra përgjithësisht kemi një fuqizim të partive të krahut të djathtë ekstrem por edhe lëvizjeve neonaziste në Evropë. A mundet Evropa të luftojë kundër ekstremistëve të djathtë?
Reed: Migrimi është çështje komplekse e ndërlidhur me një numër të tragjedive dhe vitet e fundit e shohim një ndërthurje të çështjes së emigrantëve dhe terrorizmit . Shumë politikanë të djathtë udhëheqin fushata kundër emigrantëve, por kemi edhe faktin se grupi militant IS dhe organizata tjera terroriste i infiltrojnë njerëzit e tyre përmes emigrantëve. Për këtë arsye duhet të jemi vërtetë të kujdesshëm dhe t’i veçojmë këto dy çështje. Duhet të merremi njëkohësisht me të gjitha llojet e ekstremizmave pasi shumë shpesh një radikalizim sjell tjetrin.
Ku është kufiri midis fjalës së lirë dhe gjuhës së urrejtjes? Për shëmbull, politikani i djathtë holandez Geert Wilders shumë shpesh thirret në lirinë e shprehjes, edhe kur së fundit shpalli, por më pas e anuloi, konkursin për karikaturën më të bukur të profetit Muhamed. Kjo shkaktoi zemërim midis myslimanëve në tërë botën për të cilët kjo është njëra ndër fyerjet më të rënda?
Reed: Kjo është një vijë shumë e hollë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sa I përket këtij kufiri, mendoj se nuk është e rëndësishme se çfarë thoni, por pse e thoni dhe momentin në të cilin e thoni. Pyetja është nëse qëllimi juaj është të fyesh njerëzit dhe të provokosh dhunë apo po e përdorni fjalën e lirë për të komentuar një fenomen. Unë gjithashtu mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për censurën. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje