LAJMI I FUNDIT:

Veteranët dorëzojnë në Kuvend peticionin me rreth 16 mijë nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Veteranët dorëzojnë në Kuvend peticionin me rreth 16 mijë nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dorëzuar në Kuvend peticionet, me anë të cilave kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nasim Haradinaj, tha se për pak ditë kanë arritur t’i mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime dhe tash presin që të thirret seanca, për ta shfuqizuar ligjin në fjalë.

“Ne sapo dorëzuam peticionin. Qëllimi jonë ishte që ne të përmbushim numrin kuotën e duhur për të thirrur mbledhjen e Parlamentit dhe 10 mijë nënshkrime. Mirëpo edhe qytetarët janë kanë aq të zellshëm, aq punëtorë dhe aq të interesuar sa kemi mbërri mbi 15 mijë e 836 nënshkrime ne konkretisht i dorëzuam. Ne s’deshëm me prit më gjatë. Zyrtarët e Parlamentit e pranuan peticionin. Presim që do të punojnë konform asaj që kërkohet. Siç e dini Organizata e veteranëve të luftës, është për shfuqizimin e ligjit, për dhomat e specializuara”, tha ai.


Haradinaj thotë se deputetët të cilët e votuan këtë Ligj, e kanë kohën ideale që ta përmirësojnë gabimin e bërë.

“Unë pres që këta kanë pas kohe me mendu, se çka kanë bërë. Kanë kohën ideale të përmirësojnë gabimet që i kanë bërë, qoftë për vete qoftë Evropa vet që e ka shkel një Kushtetutë, të cilën dihet që është Kushtetutë, që është bërë shkelja kryesore, apo elementare e të drejtave të njeriut neni 24”, tha Haradinaj.

Organizatat e dala nga lufta javën e kaluar kanë organizuar një peticion me anë së cilit kërkohet shfuqizimi i Ligjit për Specialen.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Lajme
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Drejtësi
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Lajme
Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Drejtësi
“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori