LAJMI I FUNDIT:

Vetëm sot 4 të vdekur me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, aty po trajtohen edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës

Vetëm sot 4 të vdekur me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, aty po trajtohen edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës
Foto arkiv

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, ka bërë të ditur se sot katër raste të vdekjeve janë raportuar nga kjo komunë, si pasojë e infektimit me coronavirus.

Tutje ai ka thënë se është shqetësuese kjo për faktin se vetëm një ditë më parë është raportuar për një 22 vjeçare e cila ka humbur jetën si pasojë e virusit.


”Edhe Gjilanin s’mund ta dallojmë në krahasim me qendrat tjera spitalore. Gjendja është e rënduar sa i përket pacientëve. Sa i përket hapësirës në spitalin tonë, kemi mjaftueshëm. Nuk e kemi atë presionin e mungesës së shtretërve”, tha Arsim Emini për Klan Kosovën.

”Kemi të raportuar diku 103 pacientë të cilët janë të shtrirë në spitalin tonë, në krahasim me një javë më herët kur i kishim 158”.

Për trajtim ai tha se kanë hapësirë të mjaftueshme, megjithatë, përmend që në këtë spital, vizitohen edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës.

”Vetëm në ditën e sotme kemi katër vdekje. Por kur flasim për Spitalin e Gjilanit nuk duhet të kuptojmë këtë sepse spitali i Gjilanit mbulon gjithë hapësirën e Anamoravës. Kjo mbulon edhe qytetarë të Luginës së Preshevës”.

”Të moshave të reja është e raportuar sot në mëngjes një pacient i Anamoravës, një i Vitisë, 1971 viti i lindjes. Kemi pacient të vdekur të vitit të lindjes 1989”.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori