‘Makedonska Poshta’, ‘Makedonska Zhelezniçka’, ‘Makedonskiot narod’, ‘Makedonski Telekom’, ‘Makedonska berza’, ‘Makedonski Shumi’, ‘Makedonski policiski sindikat’, etj, janë emërtime të disa institucioneve shtetërore dhe kompanive ku anëtarë, klient dhe kontribues të tyre janë edhe shqiptarët në Maqedoni, gjegjësisht një ndër komunitetet më të mëdha në vend. Kur bëhet fjalë për emërimin e institucioneve apo kompanive të mëdha në Maqedoni në aspektin semantik, del që Maqedonia të ketë përvetësuar institucionet vetëm në një bazë të një etnie!
Të mos flasim për zbatimin e gjuhës shqipe, sepse të gjitha janë të shkruara nëpër tabela vetëm në maqedonisht, por veç kësaj emërtimi i tyre krijon edhe huti, sikurse në këtë shtet jeton vetëm një etni. Për këtë çështje Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar ekspertin e reklamave Agron Kurtishi, profesorin e gjuhës Salajdin Salihu dhe opinionistin për çështje politike Xhelal Neziri.
Profesori universitar për çështje gjuhësore Salajdin Salihu për Telegrafin shprehet se problemi është tek elitat maqedonase, sepse ata udhëhiqen sipas kësaj logjike.
‘Emërtimi i të gjithë institucioneve të rëndësishme si “maqedonase” është bërë qëllimisht për të vulosur “pronarin” e këtij shteti.
Elitat maqedonase udhëhiqen sipas kësaj logjike, në vend se të emërtonin institucionet ndryshe, pra jo “maqedonase”. Për këtë duhet të mos ketë inferioritet. Pra inferioritet maqedonas që edhe qiellin duan ta bëjnë “maqedonas”, por edhe inferioritet politik shqiptarë’, vlerëson Salihu.
Agron Kurtishi, profesor dhe ekspert i reklamave, theks të veçantë i kushton reklamave që qarkullojnë në televizionet e Maqedonisë, gjegjësisht pjesës semantike të saj. Ai thotë se nëpërmjet masmediave reklama mund të ketë një ndikim jashtëzakonisht të madh në kulturën e një shteti dhe duke u nisur nga fakti që masmediat mund të nxisin ose të shuajnë konflikte, reklama, si pjesë përbërëse shumë e rëndësishme për masmediat, mund të marrë rolin e njëjtë në rregullimin ose në prishjen e jetës në një shoqëri multietnike.
‘Në një reklamë të suksesshme nuk guxohet të lëndohen dhe të shkelen vlerat e veçanta kulturore dhe përveç kësaj duhet që të prezantohen vlerat bazë të cilat janë relevante dhe të rëndësishme për një kulturë.
Në Maqedoni ka gjatë kohë që dëgjojmë reklama të kompanive të ndryshme që në transmetim dhe në kuptim përmbajnë së paku dy mesazhe të kundërta. Të marrim disa shembuj konkretë: “Makedonski Telekomunikaci” (maqedonas dhe jo shqiptar), “Makedonska Poshta” (ideja është e njëjtë si më sipër), “Makedonska Radiotelevizija” (Radiotelevizioni maqedonas), “Makedonska Mrezha”, “Makedonska Berza”, “Makedonski Zheleznici”, “Makedonska Ekonomija”, “Makedonsko Radio”, Makedonsko Kafe, madje edhe kompania aq problematike e qumështit “Swedmilk” mbante sloganin “od najdobroto Makedonsko mleko” (nga qumështi më i mirë maqedons), që sipas logjikës absurde këtë qumësht e kanë prodhuar lopët me identitet maqedonas, e shumë emërtime të ngjashme të cilat dëshmojnë që këto institucione shtetërore i përkasin dhe i dedikohen vetëm një etniteti, pavarësisht prezencës dhe kontributit të etniteteve të tjera’, thotë Kurtishti për Telegrafin.
Ai më tej shton se fushata e projektit të qeverisë së Maqedonisë “bli shtëpi, bli banesë”, përsëri përdor vetëm emra maqedonas. Emrat të cilët i përmend kjo fushatë nëpër reklamat e saj: “Fani i Petar Jolevski, semejstvo (familja) Gorshevski, semejstvo Markovski, Trifunovski, Ana Spasovska, semejstvo Milovanoviç, semejstvo Petrovski, Marija Dimovska, Mirjana i Stefan Donçevi, Bajramovi, Ilija Stojanovski, semejstvo Kostovski, Emir Yilmaz, Idrizi, Vesna Mi… dhe disa emra që janë të mbuluar me shkrime të tjera, por që nga theksi duket qartë që janë familje sllave. Në një reklamë të suksesshme nuk guxohet të lëndohen dhe të shkelen vlerat e veçanta kulturore dhe përveç kësaj duhet që të reprezantohen vlerat bazë të cilat janë relevante dhe të rëndësishme për një kulturë, shprehet profesori sa i përket aspektit të gjuhës së institucioneve/kompanive më të mëdha në Maqedoni.
Xhelal Neziri, opinionist për çështje politike thotë se problemi këtu shfaqet nga shkaku i mungesës së një vije dalluese midis etnisë maqedonase dhe shtetit të Maqedonisë. Ky njësim i etnisë me kombin apo shtetin krijon huti dhe vetpërjashtim te shqiptarët etnikë, të cilët njëkohësisht janë shtetas të Maqedonisë.
‘Kjo temë kërkon debate më të detajuara nga njerëz që njohin mirë teoriten identitare. Në rastin konkret të emërtimeve me prapashtesën “maqedonas”, kjo nuk i referohet etnisë maqedonase por shtetit të Maqedonisë. Pjesëtarë të shtetit të Maqedonisë janë të gjithë ata që kanë shtetësi të saj, e që jashtë vendit identifikohen si “macedonian”. Problemi këtu shfaqet nga shkaku i mungesës së një vije dalluese midisë etnisë maqedonase dhe shtetit të Maqedonisë. Ky njësim i etnisë me kombin apo shtetin krijon huti dhe vetpërjashtim te shqiptarët etnikë, të cilët njëkohësisht janë shtetas të Maqedonisë. Pra shqiptarët si etni refuzojnë të identifikohen me shtetin, pra të jenë pjese e kombit të Maqedonisë, pikërisht nga mungesa e këtij distinksioni. Për shembull, të gjithë shtetasit e Zvicrës i takojnë kombit zviceran dhe mbajnë këtë prapashtesë pasi ky komb përbëhet nga tre etni të ndryshme të determinuara nga gjuha dhe kultura – gjermanët, francezët dhe italianët etnik’, thekson ndër të tjera Neziri.
De-etnizimi i shtetit të Maqedonisë dhe nevoja e identifikimit të shqiptarëve etnike me Maqedoninë si shtet të tyre, shton Neziri, janë dy procese që do të imponohen si nevoja në përiudhën që vjen. Identifikimi me shtetin nuk nënkupton asimilim etnik, por vetëm përforcon ndjenjën e kujdesit ndaj institucioneve dhe angazhimit për prosperimin e vet shtetit.
Tani pritet të formohet edhe qeveria e re e Maqedonisë. LSDM dhe BDI janë deklaruar se i kanë përfaruar qëndrimet për ndonjë koalicion të mundshëm. Një ndër kushtet e Deklaratës shqiptare e nënshkruar në Tiranë nga BDI, ApSH dhe Lëvizja Besa, është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Sa do të ndryshojë zyrtarizimi i gjuhës shqipe edhe prefikset e institucioneve shtetërore në një gjuhë unifikuese, pritet që verdikti të jepet në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova