LAJMI I FUNDIT:

Vetëm pronarët e moshuar të Jaguar XE SV, mund të bëhen pjesë e garës me vetura të këtij lloji (Foto)

Vetëm pronarët e moshuar të Jaguar XE SV, mund të bëhen pjesë e garës me vetura të këtij lloji (Foto)

Rregulla kontroverse për garën me vetura që kanë nga 600 kuaj fuqi

Po përshkruhet si gara e vetme me pjesëmarrës të moshuar, pa pasur parasysh nëse janë amatorë apo profesionist, transmeton Telegrafi.

Për të marrë pjesë në këtë garë, duhet pasur mbi 50 vjet, si dhe të pasurit e një Jaguar XE SV Project 8, makinë e cila është lansuar në një edicion prej vetëm 300 njësive.


Aktiviteti që zhvillohet gjatë majit të vitit që vjen, është shumë i limituar dhe sheh vetëm këtë lloj specifik si pjesëmarrës. Sipas aplikacioneve të pranuar deri më tani, shihet se janë vetëm 20 modele të tilla që plotësojnë kushtet.

Prej tyre, shumica janë të modifikuara, që të kenë peshë sa më të lehtë, që me 600 kuaj fuqitë nën kapak të arrin edhe më shumë shpejtësi. /Telegrafi/