Steve Carr mundi ta pastronte shtëpinë më të papastër në Britani të Madhe, ku qiraxhiu kishin lënë deri në një metër nevojë në tualet - pasi nuk mund t’i ndjejë erërat.

Aksidenti me veturë, ka bërë që 50-vjeçari të mos mund të nuhatë, gjë që ia mundëson të kryejë punë edhe në hapësirat me plehra, ku kutërbimi është ekstrem, transmeton Telegrafi.


Vetem foto 2 Carr para se të niste punën

Së fundmi, ai ka intervenuar në një shtëpi, ku kishte deri në një metër nevojë në guaskën e banjës, pllakat ishin të mbuluara me fekale, teksa kishte edhe 200 shishe të mbushura me urinë.

“Ishte një mal me jashtëqitje, dukej e pamundur të pastrohej dhe më vinte të vjellja. Kurrë në jetë nuk kisha parë diçka më të pështirë”, ka thënë Carr.

Vetem foto 3 Banja para dhe pas pastrimit

Banori me të meta mentale që jetonte aty i vetmuar, për muaj të tërë kishte grumbulluar jashtëqitjet e tij, teksa fqinjët ankoheshin gjatë tërë kohës te pronari. /Telegrafi/