Top shënuesi i Fenerbahces dhe kampionatit turk, Vedat Muriqi, këtë javë i shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Genclerbirligit, duke e  arritur një statistike të veçantë.

Sulmuesi nga Kosova në Superligë ka arritur tu shënojë 18 skuadrave, duke i shpëtuar vetëm Goztepe deri tani.


Vedat Muric gjatë karrierës së tij në Superligën turke ka luajtur për klube si Genclerbirligi, Caykur Rizespor dhe Fenerbahce.

78832059 2829518390439987 6814921219557556224 o

Vedat Muriqi ka arritur të shënojë 31 gola në gjithsej 93 ndeshje.

Sezonin e kaluar u shënoi klubeve si Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor

Vedat Muriqi sezonin e kaluar ndërsa kishte veshur fanellën e Caykur Rizespor, ishte bërë një nga sulmuesit më të rrëzikshëm në kampionat.

Ai sezonin e shkuar në Superligë u shënoi klubeve si Galatasaray, Besiktas, Trabzonspor dhe Fenerbahce.

5dee5464ae298ba634e1eab6

Klubet që iu ka shënuar më shpesh janë Basaksehir dhe Kasimpasa, të dyjave nga tre gola.

Tjetër ekip që e ka pasur për ‘qefi’ ishte Akhisarspor që i ka shënuar tri herë, por nuk shtë më në elitë. /Telegrafi/

telegrafi sport app