LUXX Hall sjell tek ju rehatinë e shtëpisë me emocionet e verteta të kinemasë !

FAIRYTALE NIGHT – 19 Mars, Ora: 20:00


Me 19 Mars ne ora 20:00 Cineplexx sjell Fairytale night me filmin Snow white apo të njohur për ne si Borëbardha.

Shumë  surpriza gjatë kësaj nate që përjetohet vetëm në Cineplexx dhe formatin IMAX!

Borëbardha : Një adaptim i njohur i historisë klasike të Disney-it Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët, nga viti 1937, tani vjen në ekranin e madh me aktorë të vërtetë.

E reja Borëbardhë arratiset nga kështjella pasi njerka e saj, mbretëresha e ligë, e zemëruar nga bukuria e saj, urdhëron që ajo të vritet.

Kur plani dështon, Borëbardha arrin të shpëtojë duke u fshehur në një kasolle të banuar nga shtatë xhuxhët. Pasi mëson se Borëbardha është ende gjallë, mbretëresha nis një kërkim të pamëshirshëm për të dhe, e maskuar, i ofron një mollë helmuese. Pasi helmimi vepron, e vetmja gjë që mund ta zgjojë Borëbardhën është puthja e dashurisë së vërtetë të princit...

IMAX vjen eksluzivisht vetëm në CINEPLEXX PRISHTINË!

Me ekran gjigant që përfshin çdo detaj dhe tinguj që ju rrethojnë nga çdo kënd, do të përjetoni çdo skenë si të ishit pjesë e saj.

Mos e humbisni MICKEY 17 në IMAX! Ky është vikendi i fundit që mund ta përjetoni në IMAX!

Së shpejti vetëm në IMAX !

Minecraft, videoloja më e shitur e të gjitha kohërave, gjatë 15 viteve të fundit është bërë një fenomen global, duke frymëzuar breza lojtarësh dhe krijues.

Kjo është hera e parë që bota e lojës është sjellë në ekranin e madh, duke ofruar një perspektivë të re emocionuese plot aksion, humor dhe estetikë vizuale të jashtëzakonshme.

Nga Ryan Coogler, regjisori i filmave "Black Panther" dhe "Creed", me Michael B. Jordan në rolin kryesor, vjen një vizion i ri i frikës: Mëkatarët! Duke u munduar të lënë pas jetën e tyre të trazuar, binjakët (Jordan-i në një rol të dyfishtë) kthehen në qytetin e tyre për të nisur një jetë të re, vetëm për të zbuluar se i pret një e keqe edhe më e madhe.

Një nga sagat më të suksesshme të zhanrit horror, Final Destination, rikthehet në të gjithë lavdinë e saj me një kapitull të ri tronditës.

Regjisorët Adam Stein dhe Zach Lipovsky çojnë shikuesit në fillesat e ciklit vdekjeprurës të fatit, duke eksploruar rrënjët e errëta të drejtësisë së pamëshirshme të vdekjes.

Cineplexx.Bota jonë e kinemasë .