Ivan Provedel ka shënuar një gol shumë të bukur me kokë në sekondën e fundit në sfidën Lazio - Atletico Madrid (1:1).

Italiani është bërë vetëm portieri i katërt që ka realizuar gol në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.


Secili futbollistë ka ëndërr të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të shënoj gol, derisa Provedel e bëri këtë gjë në ndeshjen e tij të parë në 'Champions'.

2ca7cc8e 8e55 453e b9a9 e63343cb2c7e

Por para italianit vetëm tre portierë e kishin arritur këtë sukses, duke shënuar në Ligën e Kampionëve.

I pari ishte portieri gjerman Hans-Jorg Butt, që kishte realizuar në vitin 2000 në sfidën mes Hamburgut dhe Juventusit që përfundoi 3-3.

79fb13ac 1367 4658 a2a8 505ba62d648b

Në fakt portieri gjerman ka shënuar tre gola me tre skuadra të ndryshme gjermane dhe që të tre ndaj Juventusit.

Në vitin 2002, Hans-Jorg Butt shënoi nga penalltia si futbollist i Bayer Leverkusen në fitoren 3-1 ndaj Juventusit. But shënoi sërish ndaj Zonjës së Vjetër, por kësaj radhe si futbollist i Bayernit nga penalltia në vitin 2009 në fitoren e bavarezëve 1-4.

564359 22438167 2560 1440

Në vitin 2009 gol kishte shënuar dhe portieri turk Sinan Bolat me fanellën e Standard Liege në barazimin 1-1 ndaj AZ Alkmaar.

E një vit më vonë gol shënoi edhe portieri nigerian Vincent Enyeama sa ishte pjesë e Hapoel Tel-Aviv në humbjen 1-3 nga Lyoni. /Telegrafi/ 

Screenshot 4 30

telegrafi sport app