Vetëm disa minuta para pasqyrës – frizura që ju kursen kohë dhe ju shton hijeshi!

Mirëmbajtje e lehtë, perfekte për flokë të hollë e të dëmtuar dhe është ajo që gratë pëlqejnë më shumë!
Frizura që do të dominojë këtë sezon është ndoshta më e mira që u ka ndodhur grave kohët e fundit. Pse? Sepse kursen kohë, është praktike për përditshmëri dhe megjithatë duket jashtëzakonisht elegante.
Këtë vjeshtë, dy të famshme, Selena Gomez dhe Sydney Sweeney, u shfaqën me të njëjtën prerje flokësh, duke dhënë sinjalin e qartë: retro bob është rikthyer fuqishëm!
Fjala është për një bob të shkurtër, paksa të rrumbullakët, që përfundon pak poshtë mjekrës, me majat e flokëve të kthyera butësisht nga jashtë, një pamje që kujton shkëlqimin e viteve ’60. Që nga momenti kur këto yje dolën në publik me flokët e tyre të stiluar në këtë mënyrë, u bë e qartë: koha e flokëve të shkurtër dhe të lehtë për t’u menaxhuar ka ardhur! - transmeton Telegrafi.

Pse kjo prerje është ëndrra e çdo gruaje?
Flokët e prerë në këtë mënyrë janë të lëmuar, të mëndafshtë, me volum të lehtë në majë që i jep fytyrës butësi dhe shkëlqim natyral.
Pamja është e pastër dhe e rafinuar, me pak shtresa, që kërkon shkallëzim minimal, e përshtatshme për flokë të hollë ose të dëmtuar.
Një tjetër përparësi është se kjo frizurë është e lehtë për t’u mirëmbajtur, pavarësisht ngjyrës suaj të flokëve: nga biondja amerikane deri te kafeja italiane, çdo ton reflekton bukur dritën dhe i jep flokut ndjesinë e shëndetit dhe plotësisë.

Kujt i shkon më shumë bob-i retro?
Ky stil i përshtatet në mënyrë të përkryer personave me fytyrë ovale ose në formë zemre, sepse thekson faqet dhe vijën e nofullës.
Është gjithashtu ideal për ato që dëshirojnë një stil të sofistikuar, por të thjeshtë për t’u mbajtur. Një zgjedhje perfekte edhe për ato me flokë të dëmtuar dhe të dobët, që kanë nevojë për rindërtim dhe freskim të menjëhershëm.
Si të stiloni këtë frizurë?
▪ Përdorni furçë me diametër mesatar dhe tharëse flokësh për të arritur lëmimin dhe kthesën e butë në fund.
▪ Për shkëlqim përfundimtar, aplikoni pak serum ose vaj flokësh.
▪ Frizura duket më bukur kur është e sapo tharë dhe ka lëvizje natyrale.
Retro bob është frymë vintage që bashkon prakticitetin e përditshëm me elegancën klasike - një trend që premton të mbetet gjatë edhe pas dimrit 2025. /Telegrafi/

















































