LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm 787 kilometra të kaluara, Porsche 911 Strassenversion po shitet për 10.5 milionë dollarë  

Me vetëm 787 kilometra të kaluara, Porsche 911 Strassenversion po shitet për 10.5 milionë dollarë  

Një lloj i jashtëzakonshëm i Porsche që ka pak kilometra të kaluara, aktualisht po ofrohet për shitje në Japoni, me një çmim prej 10.550.000 dollarë – pa i përfshirë taksat.

Bëhet fjalë për Porsche 911 Strassenversion që është shumë i rrallë, pasi që vetëm 20 njësi janë prodhuar me specifikacione të veturës sportive GT1, transmeton Telegrafi.

Porsche GT1 Strassenversion i prodhuar në vitin 1998, ka ngjyrë të bardhë dhe një enterier me ngjyrë të zezë. Dritat e përparme dhe ato të pasme janë të punuara në stilin e gjeneratës 996, e ka një karroceri të zgjeruar me të dhënat ekstreme të aerodinamikës.

Motori prej 3.2 litra twin-turbo me gjashtë cilindra prodhon 710 kuaj-fuqi, që është një fuqi dukshëm më e madhe krahasuar me modelin standard prej 544 kuaj-fuqi.

E tërë kjo fuqi bartet në rrotat e pasme falë ndërruesit manual. Modeli standard shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda dhe kishte shpejtësinë maksimale të kufizuar në 310 kilometra në orë.

Ka vetëm 787 kilometra të kaluara, që e bën një veturë mjaft të kërkuar për koleksionuesit e pasur. Vetura ndryshe shitet nga James Edition përmes shtëpisë së ankandeve BTV Auction Cars.

Madje edhe nëse shitet për 10.5 milionë dollarë, kjo nuk do të jetë Porsche më e shtrenjtë që ndonjëherë të jetë shitur me një shumë marramendëse. Ky titull i përket veturës garuese me 917 kuaj-fuqi i prodhuar në vitin 1971 që ndërroi pronarë për 14 milionë dollarë. /Telegrafi/