Një konferencë që bashkon liderë nga Google, City of Miami, hellocare.ai dhe kompanitë më vizionare kosovare. Biletat po shiten me shpejtësi!

Prishtina po përgatitet të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit: Expand to US & AI Conference, e cila do të mbahet më 16 Tetor në Klan Arena.


Kjo konferencë private dhe vetëm me ftesa është e kufizuar për vetëm 300 liderë, dhe tani kanë mbetur vetëm 78 bileta.

Ngjarja do të mbledhë ekzekutivë, sipërmarrës, politikëbërës dhe investitorë për të eksploruar të ardhmen e zgjerimit në tregun amerikan dhe inovacionit me inteligjencë artificiale (AI).

Folësit kryesorë:

- Renatto Garro – CTO, Corporate & Digital Natives në Google,
- Keith Carswell – Drejtor i Zhvillimit Ekonomik & Inovacionit, City of Miami / InvestMiami,
- Përparim Rama – Kryetar i komunës së Prishtinës,
- Shaqir Totaj – Kryetar i komunës së Prizrenit,
- Visar Ramajli
– CEO i KIVO,
- Labinot Butyqi – CEO i hellocare.ai,

- Arijana Koskarova – CEO e Creative Hub Miami.

Sponsorët dhe Kompanitë pjesëmarrëse:

Konferenca mbështetet me krenari nga sponsorë kryesorë si Trepharm, NLB Bank, Albi Group, CloudAstro dhe hellocare.ai.

Përkrah tyre, një grup i zgjedhur kompanish kosovare vizionare që synojnë të implementojnë AI dhe të zgjerohen në tregun amerikan tashmë kanë siguruar vendet e tyre, mes tyre IT2E, Spark AI, Fluxa.dev, Binary Land, Komot Pharm, Gent Shala Consulting, Vital Sin, Tartine LLC dhe shumë të tjera.

Pjesëmarrja e tyre thekson karakterin ekskluziv të kësaj ngjarjeje, e cila mbledh vetëm kompani të përkushtuara për të udhëhequr valën e ardhshme të inovacionit dhe rritjes globale nga Kosova.

Çfarë do të përfitojnë & mësojnë pjesëmarrësit

Manualë për zgjerim në SHBA - strategji të provuara për hyrje në treg, GTM dhe partneritete

AI për Biznes - ndërtimi i agjentëve AI për automatizim të operacioneve dhe rritje të efikasitetit,

AI në Analitikë - si të merren vendime më të mençura të bazuara në të dhëna,

Lidership në epokën e AI - strategji të reja për udhëheqje të ekipeve me performancë të lartë,

Mësim praktik - raste konkrete të përdorimit të AI në menaxhimin e projekteve dhe ekzekutim.

Pse është e rëndësishme:

Konferenca është më shumë se një shkëmbim njohurish, është për ndërtimin e urave midis Kosovës dhe komunitetit global të biznesit. Duke sjellë ekzekutivë nga kompani dhe institucione lider, kjo ngjarje do ta pozicionojë Prishtinën si një qendër për inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Biletat e fundit në dizpozicion:

- Vetëm 78 bileta të mbetura

- Pako për ekipe: 5 bileta për 450€ / 10 bileta për 850€

- Biletat mund të sigurohen në: https://creativehubkos.com/ai-conference/