Që nga viti 1999, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit ekzistojnë probleme në furnizim me energji elektrike, nuk funksionon pagesa e energjisë elektrike, as shpërndarësit e autorizuar nuk kanë mekanizma për të arkëtuar mjetet për shërbimet e dhëna.
Teksa vetëm 10 për qind e qytetarëve paguajnë rrymën në atë pjesë të Kosovës. Kështu u tha me rastin e publikimit të analizës së marrëveshjes për energji dhe telekomunikime “Terr dhe heshtje pas marrëveshjes së Brukselit”.
Njëra nga autoret e kësaj analize Snezhana Gjapiq, tha se të gjeturat tregojnë se edhe ky proces, ashtu sikur proceset e tjera, nuk është transparent sa duhet.
Sipas saj, pavarësisht se ka filluar të diskutohet prej vitit 2013, çështja e energjetikës ende nuk i ka tejkaluar problemet, të cilat lidhen kryesisht edhe me infrastrukturën e dobët.
“Çfarë janë konkluzionet e hulumtimit tonë është se ky proces si të gjitha që lidhen me marrëveshjen e Brukselit nuk janë transparente sa duhet. Qytetarët nuk janë në dijeni se si ndikojnë vendimet e marra në jetën e tyre. Kur flitet për energjikë, tashmë 6 vjet e gjysmë më vonë kjo fushë nuk ka lëvizje të caktuar. Një tjetër gjë që kemi nxjerrë si konkluzion del se kemi interpretime të ndryshme nga dy palët negociuese sa i përket rrjedhës për gjërat e dakorduara. Ajo që mbetet si problem se gjysma e qytetarëve nuk e paguajnë faturën për rrymën e shpenzuar. Vetëm 10 për qind e qytetarëve paguajnë shpenzimet për rrymë. Ajo që qytetarët si rrjedhojë shohin për pagesë të rrymës është distribuomi i dobët i rrymës, ndriçim i dobët i hapësirave publike, ndërsa në dy vitet e fundit është rregulluar pak kjo fushë”, tha ajo.
Gjapiq tha se nga ana e qytetarëve është rekomanduar që të fillohet llogaria nga zero, pra që të fshihen borxhet e të së kaluarës, në mënyrë që ata të fillojnë të kryejnë obligimet e tyre.
Ndërsa autorja Sanja Sovrlliq, bëri të ditur se në kuadër të këtij hulumtimi nuk kanë arritur të gjejnë se kush i mbulon shpenzimet e rrymës për qytetarët në veri të Kosovës, teksa tha se arsyeton borxhet e tyre meqenëse marrin fatura paushalle.
“Në mesin e serbëve dhe shqiptarëve ka njerëz që nuk paguajnë faturat e tyre. Kur flasim për veriun e Kosovës disi mund t’i kuptojmë qytetarët sepse ata marrin fatura paushalle. Të gjithë janë të vetëdijshëm që të fillojnë me pagesë të energjisë, por me disa kushte. Pra këto thjesht janë arsyet. Ajo që kemi bërë në këtë anketë, është se ata që thonë se kanë borxh, sqarimi është se thjesht nuk paguajnë. Mes dy palëve diskutohet për territore derisa i harrojnë njerëzit”, tha ajo.
Sovrlliq u ndal tek telekomunikacioni, ku theksoi se telefonia paguhej edhe më herët, për dallim nga energjetika. Rezultati më i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së telekomunikacionit, sipas saj, është krijimi i “MTS SH.P.K”,e cila është përgjegjëse për telekomunikacionin në zonat serbe të Kosovës. “Ka barriera reale për qasje në dokumente. Ka shumë qytetarë të cilët nuk mund të marrin dokumentet. Rekomandimi ynë kryesor është që të bëhet në kontinuitet, një harmonizim i çmimit sidomos kur flitet për Serbinë. Duhet të bëhet një fushatë informative sepse brenda natës merren vendime dhe për këtë nuk njoftohen as qytetarët”, theksoi Sanja Sovrlliq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame