LAJMI I FUNDIT:

Veshjet më të mira të Beyonce në “Black is King”

Veshjet më të mira të Beyonce në “Black is King”

Filmi i shumëpritur i Beyonce, “Black Is King”, mahniti edhe fansat e modës. 

Filmi 85-minutësh u krijua si një kujtim mbi përvojën e personave me ngjyrë dhe një homazh për “gjerësinë dhe bukurinë e prejardhjes së personave me ngjyrë”.


Artistja 24-herë fituese e çmimit Grammy dha këtë mesazh të fuqishëm përmes veshjeve.

Me ndihmën e stilistes së saj për një kohë të gjatë, Zerina Akers, veshjet e Beyoncé vijnë nga industritë si Balmain, Valentino, dhe Burberry, si dhe një grup të stilistëve me ngjyrë si D.Bleu.Dazzled, Loza Maleombho dhe Deviant La Vie.

Filmi gjithashtu përmban një numër të madh të yjeve, si Kelly Rowland, Lupita Nyong’o, Naomi Campbell dhe Blue Ivy, e cila është veshur nga Mugler për t’u kombinuar me nënën e saj.

Në një përshkrim në Instagram këtë javë, Beyonce e përshkroi filmin si një “punë dashurie”; një projekt pasioni që ajo filmoi, hulumtoi dhe redaktoi tërë kohën gjatë vitit të kaluar. Përmes një formacioni mbresëlënës të pamjeve, artistja dhe ekipi i saj krijues shpresojnë të paraqesin historinë e personave me ngjyrë dhe traditën afrikane “me një kthesë moderne dhe një mesazh universal”.

Më poshtë, një përmbledhje të veshjeve më të mira të Beyonce nga “Black Is King”:

/Telegrafi/