LAJMI I FUNDIT:

Me veshje me print dollari, Georgina pozon nga Las Vegasi

Me veshje me print dollari, Georgina pozon nga Las Vegasi
(Foto: Instagram/georginagio)

Georgina Rodriguez i ka mahnitur miliona ndjekësit e saj me figurën trupore, teksa kishte veshur një fustan me print kartëmonedha dollarësh.

28-vjeçarja ka publikuar një sërë fotografish në Instagram me veshjen e saj magjepsëse duke e ndarë me afro 40 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social.


Dhe padyshim që e ka bërë reklamën e duhur për kompaninë për të cilën po modelonte. Ajo kishte veshur rrobat e markës luksoze zvicerane të modës, Vetements.

(Foto: Instagram/georginagio)

Me këtë rast, Georgina ka pozuar nga automatet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ka veshur rrobat me kartëmonedha të dollarit.

Në ndërkohë, partneri i saj, Cristiano Ronaldo, ndodhet në Katar me përfaqësuesen e Portugalisë, ku zhvillohet Kampionati Botëror.

(Foto: Instagram/georginagio)

Në vend se t’i bashkohej të superyllit të futbollit, modelja ka zgjedhur të shkojë në Las Vegas.

(Foto: Instagram/georginagio)

Ajo mahniti me një fustan të kaltër në fillim të kësaj jave teksa merrte pjesë në Latin Grammy. Gjithashtu mori pjesë në ceremoninë ‘Latin Recording Academy Person of the Year 2022’ në SHBA. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/georginagio)

(Foto: Instagram/georginagio)

(Foto: Instagram/georginagio)