LAJMI I FUNDIT:

Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kishte të veshur kostum të punuar me diamante dhe argjend në vlerë një milion dollar

Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kishte të veshur kostum të punuar me diamante dhe argjend në vlerë një milion dollar

Jake Paul u përball në ring me legjendën e boksit Mike Tyson, i veshur me një kostum që ai pretendon të jetë më i shtrenjti në historinë e këtij sporti.

“Ky set që kam përdorur për duelin me Mike është më i shtrenjti në historinë e boksit. Vlera e tij është një milion dollarë (948 mijë euro)”, ka shkruar në rrjetet sociale youtuberi dhe boksieri 27-vjeçar, i cili mbrëmë shënoi fitore ndaj Tysonit.

Kostumi ishte i mbuluar me argjend reflektues, duke pasqyruar dritën në të gjitha drejtimet, ndërsa këpucët dhe pantallonat ishin të zbukuruara me diamante dhe figurën e personazhit Monopoly Man.


Foto: Jake Paul/InstaStory

Në duelin e zhvilluar në stadiumin AT&T në Arlington, Texas, Jake Paul triumfoi ndaj Mike Tysonit (58 vjeç) pas tetë raundesh, me vendim të gjyqtarëve. Evenimenti përfshinte shtatë duele në total, ndërsa përballja mes Tysonit dhe Paulit ishte momenti kulmor që përfundoi me humbjen e legjendës.

Gjatë gjithë ndeshjes, Paul dominoi me më shumë goditje se Tysons dhe e theksoi qartë hendekun në moshë midis tyre.

Foto: Jake Paul/InstaStory

Tyson u tregua i fortë në dy raundet e para, por duke nisur nga i treti, filloi të kishte vështirësi për të ndjekur ritmin.

Në raundin e shtatë, Tyson tregoi një moment shprese për të surprizuar Paulin, por nuk arriti ta mbajë atë intensitet deri në fund, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të përfundonte me sukses duelin.

Foto: Jake Paul/InstaStory

Sipas burimeve, Jake Paul përfitoi 40 milionë dollarë (37.9 milionë euro) nga kjo përballje, ndërsa Tyson, i cili u kthye në ring pas shumë vitesh, mori rreth gjysmën e kësaj shume. /Telegrafi/

Foto: Jake Paul/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Magazina
Kalo në kategori