LAJMI I FUNDIT:

Veshja e Melania Trumpit është për dhjetëshe të merituar: Në këtë fustan çdo femër duket fenomenale!

Veshja e Melania Trumpit është për dhjetëshe të merituar: Në këtë fustan çdo femër duket fenomenale!

Melania edhe një herë ka treguar që me arsye mban titullin e mbretëreshës së stilit

Na ka dhënë idenë e shkëlqyeshme për veshje kur duam të theksojmë figurën, mirëpo edhe kur duam t’i fshehim të metat, transmeton Telegrafi.


Është e njohur që në ngjyrë të zezë çdo figurë duket më joshëse, mirëpo nëse ju është bërë monotone fustani i vogël i zi dhe dëshironi ngjyra diç më të hareshme, por që njëherësh të dukeni belhollë, ky model është zgjedhja e duhur.

Ky model është ideal për ato dama me kërdhokulla të gjera dhe me këmbë të forta.

Për shkak të kalimit interesant nga ngjyra e zezë në të bardhën, fustani vizualisht mbulon kilogramët e tepërt.

Me ndihmën e kësaj hileje, figura do të jetë perfekt, ndërsa ngjyra e bardhë do ta thyejë monotoninë.

/Telegrafi/