Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se zgjedhjet janë të pashmangshme. Këto komente Veseli i bëri me rastin e shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë dhe zhvillim të planeve të biznesit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Veseli tha se janë qytetarët, që përmes vendimmarrjes së tyre mund të forcojnë rininë që të ketë një angazhim edhe më të fuqishëm.
“Jemi në fazën e vendimmarrjes përfundimtare, zgjedhjet janë të pashmangshme. Me 22 gusht, Kuvendi i Republikës të Kosovës do të mblidhet për të shpërndarë Kuvendin. Do t’i hapet perspektivë zgjedhjeve, për arsye se qytetarët e këtij vendi janë ata që duhet të marrin vendim si do të ec Kosova për katër vitet e ardhshme. Një nga arsyet kryesore është se mund të forcohet rinia”, tha Veseli.
Duke folur për projektin e zhvillimit të të rinjve në ndërmarrësi, ai tha se projektet e tilla kanë për qëllim orientimin e buxhetit kah ndërmarrësia dhe integrimin e të rinjve që të marrin përgjegjësitë në zhvillimin e vendit.
Gjatë vitit të ardhshëm, Veseli u shpreh se buxheti për të rinjtë do të trefishohet. Teksa tha se duhet të çrrënjoset korrupsioni dhe nepotizimi, që po ndikon në demotivimin e të rinjve për të jetuar në vend.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se sot po përmbyllet një program i filluar muaj më parë, që ka pasur për synim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, e që ka rezultuar me më shumë se 200 të rinj të aftë, të përgatitur për tregun e punës.
Ai bëri të ditur se nga ky projekt janë hapur 70 biznese, teksa u shpreh se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë përkrahje dhe mbështetje për të rinjtë.
“Viti 2018 dhe veçanërisht viti 2019 shënon një ritransferim total të departamentit të rinisë, edhe të aspektit legjislativ… Ky vit, është viti i parë i lansimit të programit ‘Fondi rinor’, ka qenë një shumë prej 1 milionë euro, do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesim të rinjtë dhe organizatat rinore të profilizuara në programe, kryesisht në ndërmarrësi”, u shpreh Gashi.
Ndërsa Arbnora Salihu u shpreh e lumtur që sot falë programeve të tilla është bërë ndërmarrëse e re.
“Shpresoj që prej sot kemi me i shfrytëzu të gjithë ne që jemi certifikuar ato certifikata dhe kemi me qenë sa më të suksesshëm”, u shpreh ajo.
Trajnimet për ndërmarrësi janë zhvilluar në 7 qendra në Republikën e Kosovës, e që kanë përfshirë të gjitha komunat. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë