Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli shprehet se partia e drejtuar prej tij nuk do të përfshihet në pazare dhe se do të vijojë të jetë kundër çdo qeverie të re.
“Si qeveria Kurti dhe qeveria Hoti është mashtrim dhe vazhdimësi e manipulimit”, u shpreh Veseli duke folur në emisionin “Balkan Talk”, në euronewsal.
Sipas tij, kreu i VV-së Albin Kurti e ka fobi marrëdhënien me SHBA dhe se kjo gjë e ka dëmtuar shumë Kosovën. Lidhur me deklaratën e bërë nga Kurti se VV është dyfishuar, Veseli tha se kjo është e pavërtetë pasi si VV dhe LDK janë dëmtuar nga kjo situatë e krijuar nga lufta për pushtet.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kishin nisur me mashtrim. Pastaj, në momentin që i fituan zgjedhjet me 6 tetor i zhgënjyen qytetarët e vendit tonë, pikërisht në momentin më të rëndë për qytetarët kur duhet të ballafaqoheshin me pandeminë ata krijuan një krizë që dëmtoi besimin e qytetarëve, po aq sa dëmtoi edhe Kosovën në raport me miqtë më të mëdhenj që ka, që janë SHBA dhe Bashkimi Evropian. Në vend të merreshim me pasojat sociale dhe ekonomike që ka krijuar pandemia dhe të cilat janë shqetësuese, ne sot për shkak të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po merremi me vetveten”, deklaroi kreu i PDK-së.
“Ne e kemi qëndrimin shumë të qartë. Qoftë qeveria Kurti, qoftë qeveria Hoti është një mashtrim, është një vazhdimësi e manipulimit që ka vetëm një përfundim, i cili është dështimi. Kjo për arsye se është dëmtuar shumë Kosova si shtet i pavarur dhe sovran. Janë dëmtuar raportet me miqtë si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. E ka dëmtuar shumë Kosovën ballafaqimi me Serbinë”, ka shtuar Veseli.
Kryetari i PDK-së ka mbajtur qëndrimin se Kosova e ka të domosdoshme të ketë zgjedhje të parakohshme përndryshe do të krijohen vështirësi më të mëdha për qytetarët dhe vendin. “Nuk ka pazare me Partinë Demokratike të Kosovës, as Albin Kurti, as Avdullah Hoti. Duhet të reflektojnë shumë. Jam i shqetësuar për mënyrën se si ata duan ta ndërtojnë politik-bërjen në shtetin tonë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania