LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Trepça asnjëherë nuk do të jetë pjesë e pazareve me Beogradin

Veseli: Trepça asnjëherë nuk do të jetë pjesë e pazareve me Beogradin

Trepça nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pazareve në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Veseli ka thënë se Trepçës përmes Ligjit të aprovuar në Kuvendin e Kosovës i hapet për herë të parë një perspektivë ekonomike.

“Çdo tentativë për politizimin e Trepçës ka vetëm një qëllim – që ta mbajë atë të frenuar në procesin zhvillues. T’i mbajë qytetarët e Kosovës anë e kënd pa dallim etnie më të varfër, ta mbajë Kosovën me eksporte. Përndryshe, çështja e Trepçës nuk duhet të politizohet. Është çështje që tërësisht ka të bëjë me ekonominë e vendit e cila duhet të ecë përpara”, ka thënë Veseli.


Sipas tij, reagimet të cilat vijnë nga Beogradi zyrtar janë tërësisht të pakuptueshme, janë të paargumentuara ekonomikisht e politikisht.

“Kosova e ka të determinuar fare qartë përmes Kushtetutës së vet çështjen e burimeve të veta minerale. Ato i takojnë vetëm Kosovës. Por, ne aktualisht jemi duke folur për një ish-gjigant ekonomik i cili ka nevojë për një perspektivë ekonomike në bazë të rregullave të ekonomisë së tregut”, ka thënë më tej Veseli.

Në pyetjen se sa e siguron apo garanton ky Ligj që e miratoi Kuvendi, Trepçën që në të ardhmen të rivitalizohet, Veseli ka thënë se Ligji siguron parakushtet reale.

“Ligji për Trepçën vetëm e jep një mundësi për një vizion të ri të zhvillimit ekonomik. Ku do t’i jepet perspektivë transformimit teknologjik, eksploatimit të resurseve minerale, shtimit të vlerës së resurseve minerale në një proces afat shkurtë. Me Ligjin për Trepçën vetëm është hapur një dritë jeshile e transformimit, por faza vendimtare e zhvillimit të Trepçës do të jetë në muajt të cilët do t’i kemi shumë shpejt, për arsye se brenda gjashtë muajve duhet të kemi një strategji të transformimit të kësaj shoqërie aksionare, ku pjesëmarrës është komuniteti, pjesëmarrës janë minatorët dhe të njëjtën kohë janë edhe institucionet e Republikës së Kosovës të cilat, për rreth 17 vite kanë investuar në Trepçë”.

Ndërkaq rreth asaj se si e konsideron ai reagimin në Beograd, gjegjësisht nëse ky reagim ishte tendencë për transferimin e Trepçës si një prej temave të bisedimeve në Bruksel, Veseli ka thënë se shpesh herë në rajonin tonë ka një prirje që të politizohen edhe çështjet ekonomike.

“Kjo nuk është e drejtë. Ne presim një reflektim më të mirë nga Beogradi zyrtar, veçanërisht në procesin e dialogut që të respektohen marrëveshjet për të cilat jemi marrë vesh. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, marrëveshja për targat e makinave, ajo për prefiksin telefonik e shumë të tjera, në mënyrë që të dy shtetet të mos e bllokojmë njëra tjetrën në procesin e integrimeve. Një Serbi dhe Kosovë si shtete të pavarura e sovrane me raporte të mira fqinjësore do t’i jep një imput më të fuqishëm të dyja vendeve, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja, thithjen e investimeve të huaja. Përndryshe, momentet e krizave të cilat krijohen shpesh artificialisht nga Beogradi zyrtar, nuk e kanë efektin të cilin e mendojnë as për vet Republikën e Serbisë”.

Ndër tjerash Veseli është pyetur konkretisht nëse Trepça do të jetë apo jo pjesë e bisedimeve të Brukselit.

“Trepça është pronë e qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie. Trepça ka perspektivë ekonomike. Do të ketë një fuqizim relativisht të theksuar në muajt e ardhshëm, transformimin e vet në konkurrencën e fushës së mineraleve, përpunimin e tyre, shtimin e vlerës së tyre. Por, Trepça nuk do të jetë asnjëherë në tavolinën e pazareve politike, diplomatike apo ndër etnike, për arsye se vetëm krijohet komplikim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori