LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon të rinj nga e gjithë Kosova, festojnë “Fillimin e Ri” (Video)

Veseli takon të rinj nga e gjithë Kosova, festojnë “Fillimin e Ri” (Video)

Të rinj nga e gjithë Kosova janë mbledhur te Liqeni i Batllavës, të enjten në mbrëmje, për ta shënuar fundin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit dhe siç thuhet “fillimin e festës së Partisë Demokratike të Kosovës”.

Sipas një njoftimi të PDK-së, festës së të rinjve i është bashkuar edhe lideri i Fillimit të Ri, Kadri Veseli, i cili ka thënë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit është fitore për të rinjtë e Kosovës.


“Ju jeni krenaria jonë e fitores, më 11 qershor. Do të punojmë shumë bashkë, për Kosovën tonë. Ju do të jeni pjesa e fitores. Ju do të jeni motori i zhvillimit ekonomik të vendit. Ju jeni Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Më pas, ai ka pyetur të rinjtë nëse e dinë se çfarë do të ndodhë më 11 qershor?

“Do të ndodhë fitorja më e fuqishme e partisë tonë. Do të jetë fitorja e Fillimit të Ri. Do të jetë fitorja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, do të jetë disfata më e rëndë e Serbisë. Më 11 qershor, të gjithë bashkë, dilni dhe votojeni Fillimin e Ri, dilni dhe votoni deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq kryetarja e Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Shpresa Rama, para të rinjve tha se PDK-ja do të fitojë bindshëm më 11 qershor dhe se rinia është zëri më i fuqishëm i Kosovës.

“Ndihem mirë kur shoh kaq të rinj që e mbështesin fuqishëm #Fillimin e ri dhe Kryetarin Kadri Veseli. Entuziazmi i juaj jep vulën që PDK dhe koalicioni do të fitoj bindshëm mbi 50%”, ka thënë Rama.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Kalo në kategori