Kosova është një dhe nuk ka veri e jug. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës asnjëherë dhe në dialog nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja.
Këto komente i ka bërë sot në Mitrovicë kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili së bashku me ministrat Hamza dhe Gashi vizituan Stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’.
Ai premtoi se shpejt do të fillojë ndërtimi i të gjitha shtëpive të djegura në veri, duke thënë se secili qytetar, pavarësisht nacionalitetit, mund të jetojë lirshëm ku të dojë në Republikën e Kosovës.
“Veriu do të jetë gjithmonë i yni… Shumë shpejt, në bashkëpunim edhe me kryetarin Goran Rakiq do të fillojë ndërtimi i të gjitha shtëpive të cilat janë të djegura…Ajo që është si mesazh, çdo shtëpi e cila është djegur, çdo qytetar, kushdo ku të dojë ka me jetuar. Ky është vendi i Kosovës, shqiptarët dhe serbët ku të duan kanë me jetuar…Kosova është një dhe nuk ka veri e jug… Nuk do të ketë ndarje të Kosovës asnjëherë. Në dialog nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja asnjëherë. Ne jemi duke komunikuar në mënyrë që komunitetet të integrohen sa më mirë në shtetin tonë, në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Ai tha se sovraniteti i shtetit, integriteti, janë të pacenueshme dhe se shteti është i shenjtë dhe nuk është çështje e diskutimeve dhe deklaratave çështja e kufijve.
“Kosova do të shkojë në dialog, presim nga dialogu njohjen e shtetit tonë të pavarur dhe Sovran, anëtarësimin në OKB, ruajtja e partneritetitme SHBA-të dhe BE-në. Ky është qëllimi ynë. Çdo deklaratë tjetër, çdo qëllim tjetër, më tepër është lojë për me nxitë pasiguri, frikë dhe paqartësi, që më së paku i bën dobi Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova është një, Kosova është bashkë dhe le të largohen ëndrrat se Kosovën do ta ndajnë apo ta cenojnë në ndonjë aspekt”, ka thënë Veseli.
Duke premtuar investime prej 10 milionë euro në stadiumin ‘Adem Jashari’, Veseli theksoi se Mitrovica, sporti dhe ekonomia, janë interesa strategjike të Kosovës. Sipas tij, dekada e re do të jetë dekada e sportit, ekonomisë, dekadë e integrimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës në OKB dhe BE.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me financim të fuqishëm të projekteve në Mitrovicë. Ai tha se këto investime do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, njëherësh edhe në përmirësimin e mirëqenies për qytetarët.
“Qeveria e Kosovës përveç se do të sigurojë financim të qëndrueshëm për objekte sportive, ne do të vazhdojmë me financime të fuqishme të projekteve në Mitrovicë, projekte të cilat do t’ia ndërrojnë pamjen Mitrovicës, do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të këtij qyteti dhe në përmirësimin e jetës për qytetarët e Mitrovicës”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Sportit, Kujtim Gashi, tha se po punohet në drejtim që stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ nga kategoria e dytë të shndërrohet në kategori të katërt.
“Jemi menjëherë në procedurë që stadiumin ‘Adem Jashari’ ta kthejmë në stadium të kategorisë së katërt, në mënyrë që reprezentacioni I Kosovës të ketë mundësi të zhvillojë ndeshjet në këtë stadium”, u shpreh ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë