LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Rrenacakët po e keqpërdorin sinqeritetin dhe patriotizmin real të Haradinajt

Veseli: Rrenacakët po e keqpërdorin sinqeritetin dhe patriotizmin real të Haradinajt

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se koalicionit qeverisës me Kryeministrin Ramush Haradinaj do t’i qëndrojë deri në fund.

“Unë Ramush Haradinajt ia kam dhënë përkrahjen, e kam bërë Kryeministër të Kosovës. Edhe do t’i qëndroj deri në fund. Në jetën time vetëm etika dhe korrektësia më mban”, ka thënë Veseli në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova.


“Edhe ky koalicion është duke bërë punë, ky kryeministër është duke bërë punë. Jemi duke marrë vendime bashkërisht. Imagjinojeni vetëm rritjen e pagave që e kemi bërë në situatën kur shumica e vendeve përreth janë në krizë ekonomike”.

“Unë e kam një gajle: sinqeritetin dhe patriotizmin real të Ramush Haradinajt. Do rrenacakë e përdorin sinqeritetin e tij për të dalë ai kundër partneritetit perëndimor, SHBA-së dhe BE-së”.

“Mendoj se ai është duke bërë punë të mirë, por në politikë nuk duhet me ra në kurthin e atyre që nesër të lënë në lloç”, tha ai.

Më tej Veseli ka thënë se shantazhi nuk do të jetë kurrë një mjet që ta ndihmojë vazhdimësinë ose jo të këtij koalicioni.

“Ju e dini qëndrimin tim – unë as nuk lejoj, por as nuk pranoj kurrë që shantazhi të përdoret në çështje të cilat kanë të bëjnë me karakterin e koalicionit”.

“Është në moralin tim politik dhe njerëzor që mos ta lejoj një gjë të tillë, prandaj edhe e kam bërë të qartë dhe kam punuar aq shumë, për aq sa kryeministri [Ramush Haradinaj], që ta kalojmë reformën e Administratës Publike, Ligjin për Paga, Statutin e Trepçës dhe buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Kryeparlamentari ka deklaruar se raportet e brendshme nuk duhet të krijojnë ndarje kur bëhet fjalë për raportin me shtetin fqinj, Serbinë.

“Çështja e partneritetit me SHBA-të, çështja e raporteve tona të brendshme në raport me Serbinë nuk është mençuri kurrë të na ndajë mes vete”.

“Unë besoj se do të ketë racionalitet mbi bazën e të cilit do të afrohemi tek shteti ynë dhe partneriteti me SHBA-në”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori