Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në Kuvendin e Kosovës studentët e shkencave politike të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Veseli në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka një rini të mrekullueshme, që sipas tij duhet të marrë më shumë rol për vendin.


“Kënaqësi e veçantë biseda që pata sot me studentët e shkencave politike të Universitetit “Hasan Prishtina”. Kosova ka një rini të mrekullueshme, e cila duhet të marrë më shumë rol dhe përgjegjësi për vendin”, ka shkruar ai./Telegrafi/

55485160 1221517794690091 3201158216561983488 n