LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive në Prizren (Video)

Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive në Prizren (Video)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se duhet të zhvendosen edhe tri ministri të të tjera të Qeverisë së Kosovës nga Prishtina në Prizren.

Kadri Veseli gjatë  fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale, në Prizren pati premtuar për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren. Një premtim i tillë, tashmë ka filluar të realizohet.


Ministria e Kulturës ka nis procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Sipas Veselit, ky qytet meriton një trajtim më të mirë.

“Prizreni do të jetë një prioritet nacional”, tha Veseli për RTV Besa, transmeton PrizrenPress.

Ai premton se ky qytet, do të ketë një prespektivë të veçantë në të ardhmën.

“Prizreni do të mbetet shembulli më i mirë i një zhvillimi kulturor e ekonomik”, tha Veseli.