LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton, së shpejti busti i Azem Galicës në Vushtrri, Mitrovicë dhe Prishtinë

Veseli premton, së shpejti busti i Azem Galicës në Vushtrri, Mitrovicë dhe Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të heroit Azem Bejtë Galica, në oborrin e shkollës fillore të fshatit Galicë të Vushtrrisë, e cila mban emrin e këtij tribuni popullor.

Në fjalën e tij para nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, si dhe banorëve të fshatit Galicë e të fshatrave përreth, Veseli vlerësoi lart figurën markante të luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve të ndryshëm, Azem Galicës, i cili, ndër dekada, u bë frymëzim për gjenerata dhe breza luftëtarësh e veprimtarësh të çështjes kombëtare.

unnamed (5)


“Kemi ardhur sot këtu për zbulimin e bustit të Azem Bejtë Galicës, të cilin unë, sikurse shumë bashkëluftëtarë, e kam pasur hero. Azem Galica ka dhënë shumë për vendin dhe emri i tij nuk duhet harruar asnjëherë”, theksoi Veseli, ndërsa paralajmëroi se Azem Bejtë Galica shumë shpejt do të jetë me shtatore në Vushtrri, Mitrovicë dhe Prishtinë.

“Kjo shkollë mban një emër të madh, emrin e Azem Bejtes, njërit prej themeluesve të Lëvizjes Sonë Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Azem Bejta flijoj gjithçka që ne të jemi të lirë në tokën tonë, t’i kemi shkollat tona, të jetojmë me dinjitet si të gjithë popujt e lirë. Sot ne ndihemi krenar dhe qëndrojmë ballëhapur para bustit të tij, sepse amaneti i tij është përmbushur”, tha Veseli.

Duke iu drejtuar nxënësve, kryetari i Kuvendit shtoi se ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë prej nga vijnë dhe cilit popull i takojnë.

“Përgatituni që e ardhmja të jetë më e mirë, por punoni edhe për të sotmen, ndërsa të djeshmen mos e harroni. Duajeni vendin e juaj, duke punuar dhe duke qenë çdo sekondë në shërbim të tij”, tha Veseli./Telegrafi/

unnamed (4)

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori