LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Podujeva e ka rastin të bëhet pjesë e Forcës për Ndryshimin

Veseli: Podujeva e ka rastin të bëhet pjesë e Forcës për Ndryshimin

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka qëndruar sot në Podujevë ku bashkë me kandidatin për kryetar të komunës Hajredin Hysenin janë takuar me qytetarët.

Veseli ka thënë se Podujeva e ka rastin e mirë për t’u bërë pjesë e Forcës së Ndryshimit me PDK-në.

“ Të rinjtë e saj, me potenciale të mëdha, meritojnë trajtim më të mirë prej qeverisjes lokale. Atyre u premtova se në çdo komunë ku qeveris PDK-ja, përfshirë edhe Podujevën, do të krijohet një Fond i Punësimit për studentët e diplomuar që do angazhohen me punë praktike në institucione. Me këto fonde komunale të punësimit, ne do t’i stimulojmë të rinjtë për t’i jetësuar edhe idetë e tyre ndërmarrëse”, ka thënë Veseli./Telegrafi/