LAJMI I FUNDIT:

Veseli për Tribunalin për Serbinë: Në emër të drejtësisë dhe të Zotit do ta çojmë deri në fund

Veseli për Tribunalin për Serbinë: Në emër të drejtësisë dhe të Zotit do ta çojmë deri në fund

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një iniciativë për krijimin e një Tribunali për Serbinë, ku do të trajtohen krimet e kryera gjatë luftës së fundit nga Serbia në Kosovë.

Veseli në një intervistë në Zona e Debatit theksoi se këtë iniciativë do e çojë deri në fund.

“Iniciativa që kam ndërmarrë është diçka që do të ndodhë. Ka të bëjë me drejtësinë, me të ardhmen dhe me të drejtën e qytetarëve tonë”.


“Ne jemi njerëz në rend të parë dhe t’i shihje sot në Studime 117 fotografi të njerëzve të vrarë. Për dy orë i kanë ekzekutuar 117 shqiptarë. S’do e lëmë të humb gjaku jonë. Kemi të drejtë të kërkojmë të drejtën tonë. Dikush i ka vra. I ka vra Serbia”.

“Ka krime, masakra, varreza, zhvarrosje dhe përdhunime.  Askush deri më sot nuk ka marrë përgjegjësi, askush nuk është dënuar. Gjithë ata kryes të masakrave dhe këtyre krimeve janë në Serbi” ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

Kryeparlamentari deklaroi se ka ndërmarrë këtë iniciativë, por se nuk është i vetëm.

Ai tha se do të bashkëpunojë me mekanizma të ndryshëm për krijimin e një Tribunali ndërkombëtar për Serbinë dhe se ka fakte dhe të dhëna për krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

“Kam ndërmarrë iniciativën dhe kam takuar disa institucione të Kosovës  – policinë, shoqatat e shoqërisë civile, shoqatat e të pagjeturve. Ka shumë e shumë mekanizma që kanë informacione. Ka informacione të sakta ku dihen edhe saktësisht kush i ka kryer krimet”.

“Jemi në zhvillimin e saj besoj të hënën do të kemi një takim me të gjitha këto shoqata dhe institucione për vendimet që do i marrë Kuvendi – nuk do të jete vetëm rezoluta, do të dalim me hapa konkret”.

“Nëse formacionet ushtarake kanë kryer krime kundër popullatës, kryesisht popullsisë civile, ish oficerë në atë kohë të Ministrisë së Brendshme, të policisë kanë mbledhur dokumente dhe kanë dosje. Nuk janë gjera që nuk dihen. Mbi ato krime fle vet shteti i Serbisë”.

Përderisa foli për masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë, Veseli hodhi dyshime edhe për trafikim organesh.

“I kane rrahë, maltretuar, dhunuar pastaj i kanë vrarë. Shumicën e rasteve nuk dihet nëse u janë marre organet. Të jeni të sigurt që varrosjet e rivarrosjet nuk kanë ndodhur bash në mënyrë spontane”.

Veseli theksoi se krijimi i Tribunalit për Serbinë nuk do të jetë hakmarrje.

“Nuk ka të bëjë me revansh apo me konflikt. Nuk duam konflikt, duam paqe. Më së shumti do e shtyj procesin e arritjes së një marrëveshje historike. Edhe Ballkanit i duhet qetësi dhe paqe, por jo në kurriz të Kosovës”.

“Në vend që të vajtojmë dhe lotojmë, të paktën si institucione të veprojmë. E kam filluar dhe do ta çojë deri në fund – përgjegjësia do të jetë e Serbisë dhe e askujt tjetër. Në emër të drejtësisë dhe të Zotit do ta çojmë deri në fund dhe s’ka kush që na ndal”.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori